LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar i rëndësishëm për Kosovën

Mustafa: Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar i rëndësishëm për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti një delegacion të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, të kryesuar nga deputeti Martin Vickers.

Gjatë takimit u bisedua gjerësisht për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, për bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve në rrethanat e reja, si dhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen shumë të madhe të Mbretërisë së Bashkuar për shtetin e Kosovës, për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar si dhe për zhvillimin e gjithanshëm të vendit, transmeton Telegrafi.

Kryeministri Mustafa veçoi fokusimin e Kosovës në zhvillimin ekonomik, duke shprehur interesimin për rritjen e investimeve britanike, ndërlidhur edhe me Forumin ekomomik të mbajtur pak kohë më parë në Londër.

“Kosova ofron ambient shumë të favorshëm për investitorët britanikë, të cilët kanë hapësirë të madhe për investime në Kosovë duke shfrytëzuar reformat ekonomike e fiskale, Ligjin për Investime Strategjike dhe resurset e konsiderueshme që janë në Kosovë”, tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, i njoftoi deputetët britanikë për zhvillimet tjera në Kosovë, për marrëdhëniet me fqinjët, për proceset euroatlantike si dhe aspektet tjera që lidhen me fuqizimin e stabilitetit në rajon.

Anëtarët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, të kryesuar nga deputeti Martin Vickers, vlerësuan progresin në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e tyre për proceset zhvillimore.

Deputetët britanikë, po ashtu, u interesuan për shumë aspekte të zhvillimeve konkrete në Kosovë dhe më gjerë, duke shfaqur qëndrimet dhe përkrahjen e tyre për avancimin e proceseve demokratike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pa qenë fare në luftë, serbët arrestojnë qytetarin e Kosovës dhe e akuzojnë për krime lufte

Pa qenë fare në luftë, serbët arrestojnë qytetarin e Kosovës dhe e akuzojnë për krime lufte

Siguri
Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Lajme
Demiri: Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kanë hyrë njerëz të panjohur dhe pa licencë nga Serbia

Demiri: Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kanë hyrë njerëz të panjohur dhe pa licencë nga Serbia

Shëndetësi
​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

Lajme
Osmani për vdekjen e Agim Vatovcit: Kontributi i tij për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, shembull për brezat

Osmani për vdekjen e Agim Vatovcit: Kontributi i tij për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, shembull për brezat

Lajme
Boksieri që u bë pastor, rrëfimi i Akil Panos: Si u lidha me Zotin!

Boksieri që u bë pastor, rrëfimi i Akil Panos: Si u lidha me Zotin!

Lajme
Kalo në kategori