Si pjesë e procesit konsultativ me palët e interesit për zgjerimin e listës së produkteve për prokurim të përbashkët, Ministria e Financave ka mbajtur sot takim me përfaqësuesit e Agjencisë Qendrore te Prokurimit (AQP) dhe përfaqësuesit e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ku u diskutua për Ndryshim/Plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Zbatimin e Procedurave të Prokurimit Publik të Përbashkët/Centralizuar, dhe me këtë rast u prezantuan kategoritë e reja që planifikohet t’i shtohen listës së prokurimit të përbashkët.
Zëvendësministri i Ministrisë së Financave Agim Krasniqi bëri të ditur se me këtë takim po vazhdohet avancimi prokurimit të centralizuar, duke shënuar kështu përparime të vazhdueshme në prokurimin e publik të përbashkët.
“Krahas kësaj, ne që nga viti i kaluar kemi filluar edhe me implementimin e platformës elektronike të “e-Prokurimit”, ku zbatimi në nivelin qendror ka filluar në fund të vitit të kaluar, ndërsa për nivelin komunal ka filluar në janar të këtij viti. Kjo formë e prokurimit siguron nivel më të lartë të transparencës dhe efikasitetit në shpenzimeve publike” shtoi zëvendësministri Krasniqi.
Ai bëri të ditur se që nga viti 2015, ne jemi në Program me Fondin Monetar Ndërkombëtar, program ky që na siguron qëndrueshmëri fiskale dhe financiare. Sipas tij, me zgjerimin e kësaj liste ne përmbushim edhe një kriter të Marrëveshjes që kemi me FMN-në, marrëveshje kjo e cila na mundëson një siguri më të madhe qoftë në aspektin e stabilitetit financiar qoftë në atë të ndërmarrjes së reformave.
“Rrjedhimisht, në kuadër të këtij programi, ne kemi një Memorandum për Politikat Ekonomike dhe Financiare, në të cilin janë të përcaktuara kriteret që duhen përmbushur nga ana jonë, ku përfshihen edhe kriteret e përcaktuara për zbatim të reformave në fushën e prokurimit”, shtoi zëvendësministri Krasniqi.
Ai gjithashtu bëri të ditur se si pjesë e marrëveshjes me FMN-në, Qeveria e Republikës së Kosovës ka arritur të përmbush një mori reformash në fushën e prokurimit.
“Në tetor të vitit 2015 kemi shpallur kontratat për prokurimin e centralizuar që mbulojnë 43 institucione qeveritare dhe agjencitë për disa lloje të prokurimeve, dhënia e kontratave për të cilat është realizuar në tetor të vitit 2016, në mars të vitit 2016 është miratuar, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e që më pas është miratuar edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, projektligji që e bën prokurimin elektronik të detyrueshëm për të gjitha agjencitë e qeverisë qendrore. Po ashtu, janë plotësuar ulëset boshe në Bordin e Organit për Shqyrtimin e Prokurimit Publik, si dhe në tetor të vitit të kaluar është miratuar, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, lista e zgjeruar e mallrave dhe shërbimeve të pranueshme për prokurimin e centralizuar në raundin e ardhshëm të tenderëve”, shtoi zëvendësministri Krasniqi.
Zëvendësministri Agim Krasniqi shtoi se “Sipas Marrëveshjes që kemi me FMN-në, përveç kritereve të lartcekura e të cilat janë plotësuar nga ana jonë, kriter tjetër mbetet zgjerimi i listës së prokurimeve të centralizuara, për të qenë në harmoni të plotë me zbatimin e kësaj marrëveshje. Si rezultat, janë dhënë propozimet që kjo listë, nëpërmjet Ndryshim/plotësimit të Udhëzimit Administrativ për Zbatimin e Procedurave Qendrore të Prokurimit Publik, të zgjerohet me 4 kategori të mallrave dhe shërbimeve, të cilat janë: Blerja e veturave, Marrja me qira e veturave, Furnizim me mobileje, si dhe Shërbimet e shtypit të publikimeve”.
Gjatë këtij takimi zyrtarët e Agjencisë Qendrore të Prokurimit, prezantuan rezultatet e analizave dhe arsyeshmërinë e zgjerimit të listës me kategori të reja prokurimi: Furnizimi me vetura dhe automjete tjera , Marrja me qira e veturave, Furnizimi me mobile për zyre, si dhe Shtypja e botimeve për nevoja të Agjencive Kontraktuese . /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos