LAJMI I FUNDIT:

AAK: Lekaj dhe Abrashi po goditen për qëllime politike

AAK: Lekaj dhe Abrashi po goditen për qëllime politike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar lidhur me ngritjen e aktakuzës ndaj shefit të Grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Pal Lekaj dhe apostrofimit të nënkryetarit Gazmend Abrashi në një emision televiziv lidhur me vdekjen e Dino Asanajt.

“Ngritja e aktakuzës kundër Pal Lekajt, nënkryetar i AAK-së, si dhe sulmet e njëpasnjëshme që I janë bërë gjatë disa ditëve të fundit Gazmend Abrashit, po ashtu nënkryetar i AAK-së, pikërisht tani kur Kosova po përgatitet për zgjedhje, s’ka asnjë dyshim se janë të kalkuluara mirë dhe janë të orientuara kundër AAK-së e për hesap të kundërshtarëve politikë të saj”, thuhet në reagimin e AAK-së, transmeton Telegrafi.

“Pa dashur që të mohojmë as rendin e as ligjin, momentumi i përzgjedhur që të goditen Lekaj e Abrashi, dhe atë për vepra ordinere të ndodhura disa vite më parë, është krejtësisht transparent se po bëhet për hesape politike”.


“Nëse prokuroria paska pasur dëshmi që e inkriminojnë Lekajn, ose policia fakte për përfshirjen e Abrashit në veprime komprometuese në lidhje me privatizimin e Hotel Grandit, pse nuk i paskan trajtuar këtë çështje disa vite më herët, po pikërisht tani!”, thuhet në reagim.

“AAK, pavarësisht sulmeve të koordinuara kundër saj e njerëzve të saj, është e përcaktuar në kursin politik që për qëllim ka zhvillimin dhe mbrojtjen e interesit kombëtar të Kosovës!”, përfundon reagimi. /Telegrafi/