Ndërmarrjet publike në Kosovë ndodhen në pozitë jo të favorshme, madje, disa prej tyre, ballafaqohen me probleme të natyrave të ndryshme.
Kështu tha sot vetë ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Blerand Stavileci, gjatë prezantimit të planeve që ka ministria e tij në këtë vit. Sipas Stavilecit, për të përmirësuar mënyrën e menaxhimit dhe llogaridhënies së ndërmarrjeve publike, Qeveria ka në plane të nxjerrë ligjin e veçantë për këto ndërmarrje.“Ndërmarrjet publike edhe në periudhën që e lamë pas, po ka edhe disa vite me radhë, që gjenden në një pozitë jo të favorshme. Pjesa më e madhe e tyre përballen me vështirësi nga më të ndryshmet.
Ne jemi munduar që edhe në vitin që e lamë pas. për një pjesë të madhe të tyre të cilat ofrojnë shërbime vitale për qytetarët, të ju dalim në ndihmë për t’i përkrahur sado që unë këtu e ndaj një koncept tjetër e që besoj një mendim dhe këndvështrim tjetër që do të reflektohet në ligjin e ri për ndërmarrjet publike. Projekti kryesor që do ta kemi në kuadër të agjendës për ndërmarrjet publike do të jetë një ligj i ri i cili do të reflektoj nevojat bashkëkohore që kanë ndërmarrjet publike në raport me shërbimet që ato i ofrojnë për qytetarët, por mbi bazën e një koncepti të mirëfilltë të qeverisjes së korporatave me parimet e fundit të qeverisjes kooperative. Do të ketë qasje krejt tjetër sa i përket raportit të llogaridhënies në mes aksionarit dhe drejtuesve të këtyre ndërmarrjeve publike”, tha Stavileci.
Sa i përket sektorit të energjisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik ka treguar për hapat që do të bëjë Qeveria për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re. Blerand Stavileci ka treguar se është duke u punuar modeli se si do të veprohet me këtë projekt. Sipas tij, pritet që të ketë garë më të madhe të ndërtuesve, bilës, Stavileci thotë se ka interesim të madh edhe të ndërmarrjeve të mëdha ndërkombëtare të cilët do të jenë pjesë e kësaj gare. Ministri ka prezantuar edhe projektet për sektorin minerarë, ku në veçanti është ndalur tek ligji për Trepçën dhe ka shpalosur planet për këtë aset që Qeveria ka.
Po ashtu Stavileci ka treguar se shumë shpejtë do të bëhet inaugurimi i fabrikës së ujit në Shakabaj, i cili do t’u mundësoj ujë të pijshëm rreth 400 mijë qytetarëve të Prishtinës me rrethinë. Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik në planë janë edhe projekte tjera të cilat do të vazhdojnë të përkrahen dhe finalizohen nga qeverisja e tyre, përfshirë projektin e hekurudhave, linjën 400 kilovatësh dhe projektet të tjera të teknologjisë informative.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
BKT Kosova nënshkruan parimet për fuqizim të grave (WEPs)
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?