LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti filmon momentin e tmerrshëm kur shoku i tij bie nga ura, duke gjetur vdekjen (Video,+18)

Adoleshenti filmon momentin e tmerrshëm kur shoku i tij bie nga ura, duke gjetur vdekjen (Video,+18)

Ky është momenti trishtues kur një i ri ra nga ura duke gjetur vdekjen pasi dyshohet se ishte shtyrë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pamjet e tmerrshme nga Brazili tregojnë Daniel Faustino Pinto Filho, 18, duke luajtur me disa shokë, që të gjithë duke tentuar që të “balancoheshin” buzë një ure.

Dy nga djemtë tërhiqen nga mbrojtësja e urës, por Filho qëndron ende aty, me këmbë mi parvazin e ngushtë.


Derisa grupi bënin shaka, një vajzë duket të ketë prekur këmbën e tij, duke e shtyrë për të rënë poshtë urës. Ai e humb ekuilibrin e tij dhe bie poshtë në lumë.

Një vajzë mund të dëgjohet duke bërtitur para se kamera të përfundojë regjistrimin.

Trupi i tij thuhet se u gjet nga zjarrfikësit 14 orë më vonë në lumin Jamari, në zonën rurale të njohur si Misiones do Oeste, në shtetin perëndimor brazilian Rondonia.

Sipas disa dëshmitarëve okularë, përcjell Telegrafi, i riu nuk dinte për të notuar dhe ishte i dehur kur ai deshi të “balancohej”.

Pasi ishin marrë në pyetje, grupi i të rinjve janë liruar, duke mos u bërë e ditur nëse ndaj tyre është ngritur ndonjë akuzë. /Telegrafi/