LSDM-ja asnjëherë nuk ka punuar në fushën për përforcimin e shërbimeve psikologjike dhe pedagogjike në shkolla, kur ishte në gjendje të bëjë atë, por gjithmonë para zgjedhjeve premtojnë punësime, dhe kur janë në pushtet nuk bëjnë asgjë, theksohet në reagimin e OBRM-PDUKM-së ndaj kumtesës së LSDM-së me temë arsimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ndryshe nga premtimet e rrema të LSDM-së për punësimin e pedagogëve, psikologëve dhe defektologëve të cilët paraqiten si “Deja Vu”, në premtimet e 15 shtatorit për punësimin e të paktën një personi nga çdo familje, OBRM-PDUKM përmes masave specifike i përforcoi shërbimet profesionale në shkollat fillore dhe të mesme dhe për këtë qëllim, vetëm në tre vitet e fundit janë punësuar 105 psikologë, 13 pedagogë dhe 84 defektologë. Angazhimi i këtij lloj të kuadrit në interes të përforcimit të shërbimeve psikologjiko – pedagogjike do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, aty ku ka nevojë”, thotë OBRM-PDUKM, njofton AIM.
Nga OBRM-PDUKM kujtojnë se edhe viteve të kaluara ka pasur më shumë se 9.000 transformime në marrëdhënien e punës nga kohë e përcaktuar në kohë të papërcaktuar të personave të angazhuar në institucionet arsimore, gjë që, siç theksohet, kontribuon për një përmirësim të konsiderueshëm të gjendjes financiare personale dhe familjare të të punësuarve në këtë sektor dhe njëherësh është hequr gjithashtu pasiguria e cila ishte e pranishme deri në vitin 2006. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët
Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur