LAJMI I FUNDIT:

Maltretohet ”Grupi i Kumanovës”, policisë i pengoi flamuri i Amerikës dhe librat e Nënës Terezë

Maltretohet ”Grupi i Kumanovës”, policisë i pengoi flamuri i Amerikës dhe librat e Nënës Terezë

Edhe sot ka vazhduar seanca gjyqësore e të akuzuarve në rastin “Kumanova”. Edhe kësaj here nuk kanë munguar ankesat e të akuzuarve për sjelljet jo të hijshme të autoriteteve kompetente.

Shefqet Kallaçi, Esat Kafexholli dhe Valdet Zekaj, kanë shprehur shqetësim për sjelljet e organeve përgjegjëse.

“Njëri nga policët më tha që të mos veshi më bluzë me flamur të SHBA-së”, denoncoi Kallaçi.


Gjykatësja Verka Petrovska e siguroi se mund të vesh çfarë të do dhe se nuk do të jetë pengesë.

Ndryshe, Kafexholli denoncoi se nuk ia lejojnë fletoret në qeli.

“Mi marrin fletoret në burg. Unë mendoj se kam të drejt të shprehem.

Ndërkaq, diçka të ngjashme denoncoi edhe Valdet Zekaj

“Ma kanë gjuajt Biblën. Ma kanë shkoç edhe librin për Nënën Terezë që kam pasur. Shyqyr që s’kam qenë aty”, tha Zekaj para trupit gjykues, shkruan gazeta Lajm.

Gjykatësja Verka Petrovska u ka siguruar të akuzuarve se do të merr masa dhe do të bisedojë me përgjegjësit e burgut.

“Nuk është në kompetencë timen. Nuk e di rendin në burg. Do të bisedojë dhe do t’u jap përgjigje”, u tha të akuzuarve që u ankonin, gjykatësja Petrovska.

Përndryshe e vërteta rreth ‘Lagjes së Trimave’ do të dihet të premten. /Telegrafi/