Hahn: Mjafton një shkëndijë e vogël dhe Ballkani Perëndimor do të ndizej
Nëse nuk eksportojmë stabilitet, atëherë do të importojmë jo-stabilitet, kjo vlen si për Ballkanin, ashtu edhe për fqinjësinë tjetër të BE-së. Deklaroi komisari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn për “Zeit Online”, përcjell Deutsche Welle.
Në pyetjen për Maqedoninë, Hahn ka thënë se në interes të Maqedonisë është që të ketë stabilitet dhe zhvillim të drejtësisë në shtet.
“Çdo vend në Ballkan duhet të ketë perspektivë evropiane. Kjo do të thotë se duhet të arrihet ndryshim në një proces evolutiv. Ne jemi angazhuar mjaft. Kemi arritur disa rezultate. Kishte zgjedhje të lira dhe fer. Për vendin, nënkuptohet me disa përpjekje do të jetë mirë nëse ky zhvillim vazhdon qetë”, ka thënë Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen nëse BE është e interesuar për stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe a është e rëndësishme vetëm të jetë qetë, Hahn ka thënë se do të ishte “naivitet të besohet se ndryshimi i regjimit mund të imponohet nga jashtë”.
“Kjo nuk është as qëllimi jonë. Ne i respektojmë partnerët tanë si shtete të pavarura. Fuqia jonë e butë ka të bëj me qëllimin të arrihet stabilitet dhe mirëqenie me mjete paqësore. Nuk mund që nga një anë të flasim për shtet të drejtë dhe procese demokratike ndërsa në ndërkohë njerëzi e Ballkanit Perëndimor ti lëvizim atje-këtu si në fushë shahu”, ka deklaruar komisari Hahn.
Hahn vlerëson se qëllimi i BE-së është që të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor një ditë të bashkëngjiten Unionit, përshkak se interesi i Evropës është që në ato vende të mos ketë jostabilitet dhe trazira të cilat do të kishin rritur presioni migrues. Ai Ballkanin Perëndimor e krahason me një tavë plot me vaj: “Mjafton vetëm një shkëndijë dhe gjithçka do të ndizej. Qetësimi afatgjatë i rajonit është i mundur vetë nëpërmjet perspektivës së anëtarësimit në BE”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A