LAJMI I FUNDIT:

Andonov: OBRM-PDUKM-ja nuk duhet ta bëjë Qeverinë për t’i përmbushur kërkesat e dikujt

Andonov: OBRM-PDUKM-ja nuk duhet ta bëjë Qeverinë për t’i përmbushur kërkesat e dikujt

Profesori universitar Oviler Andonov në TV Nova duke folur rreth situatës aktuale politike dhe formimin e Qeverëisë së re, deklaroi se OBRM-PDUKM-ja nuk duhet të formojë Qeverinë, me të cilën do t’i përmbushte kërkesat dhe kushtet e dikujt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM-ja nuk duhet të formojë Qeverinë për të plotësuar kërkesat dhe kushte e ndonjë partie politike. Nëse formohet Qeveria mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, do të çonte në tërheqjen e disa çështjeve në lidhje me platformën e partive shqiptare”, deklaroi Andonov.

Ai tha se nëse Zaev nuk pranon të futet në Qeveri me platformën e shqiptarëve, zgjidhja më e mirë për dalje nga kriza do të ishin zgjedhjet e reja./Telegrafi/