Papunësia, e cila në Kosovë arrin shifrën e 26.2 për qind dhe varfëria mbi 22 për qind, sipas përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, do të zvogëlohen gjatë këtij viti dhe Kosova nuk do të konsiderohet më si vend i varfër.
Gjatë një konference me temën “Ambienti i biznesit 2017”, zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës kanë premtuar hapjen e mijëra vendeve të reja të punës gjatë këtij viti.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova ka pasur rritje të qëndrueshme ekonomike. Sipas tij, në vitin 2015 dhe 2016 ka pasur rritje ekonomike deri në 4 për qind, derisa në këtë vit presin që rritja ekonomike të jetë rreth 5 për qind.
Kjo rritje ekonomike, ka thënë kryeministri Mustafa, do të ndihmojë në zbutjen e varfërisë dhe papunësisë në vend.
“Mund të presim që në vitin 2017 të kemi rreth 25 mijë vende të reja të punës dhe po ashtu jam i bindur që në vitin 2017 ta ulim normën e papunësisë nën shifrën prej 20 për qind”, ka thënë Mustafa.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka theksuar se Kosova shumë shpejt do ta kalojë pragun ndërkombëtar të varfërisë dhe do të konsiderohet si shtet me të ardhura të mesme.
Sidoqoftë, përfaqësues të bizneseve të shumta të pranishëm në këtë konferencë kanë adresuar kritika të shumta në drejtim të Qeverisë së vendit. Shumë prej tyre kanë folur për barriera të shumta, të cilat po i hasin gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre
Sejdi Halimi, përfaqësues i një kompanie nga Kosova, ka theksuar se këto të arritura të cilat po theksohen nga zyrtarët qeveritarë, janë vështirë të realizueshme me trendët aktual ekonomikë që po kalon vendi.
“Në afarizmin e tregtisë dhe ekonomisë, nuk ka rritje ekonomike 4 për qind me konsum. Rritja ekonomike arrihet më zhvillim të industrisë, bujqësisë, energjisë. Prodhuesit në Kosovë nuk janë të subvencionuar. Duhet që Qeveria të punojë më shumë dhe t’i stimulojë prodhimet. Kosovës i duhet të eksportojë, duhet të luftohet joformaliteti”, ka theksuar Halimi.
Në anën tjetër, drejtori i “NewCo Ballkani”, Muhamet Shala, ka thënë se për vite me radhë kërkesat e tyre drejtuar institucioneve kompetente të Kosovës, nuk janë marrë parasysh.
“Ne jemi eksportues të mbi 80 për qind të prodhimeve, mirëpo problemi kryesor është konkurrenca jolojale si në tregun e vendit, ashtu edhe rajon. Në tregun e vendit, sepse ne duhet të paguajmë doganë në retromateriale, ndërsa nga rajoni vijnë produktet finale pa doganë. Në këtë aspekt jo vetëm ne, si kompani që dëmtohemi, por dëmtohet edhe buxheti i vendit”, ka theksuar Shala.
Ministri i Ekonomisë, Avdullah Hoti, ndërkohë para pronarëve të bizneseve ka prezantuar pikat e pakos së re fiskale, që, sipas tij, do të ndihmojnë në ambientin bzinesor në vend.
“Masa e parë është zgjerimi i listës së produkteve që konsiderohen si lëndë e parë, për lirim nga tatimi doganor, këtu kemi trajtuar të gjitha kërkesat që kanë ardhur nga shoqatat ekonomike. Lista përfshin të gjitha imputet që përdoren për qëllime prodhime, si industria e ushqimit, pijeve, metalurgjisë e bujqësisë dhe sektorë të tjerë”,ka theksuar Hoti.
Ndryshe, Kosova në raportet e mekanizmave ndërkombëtarë ishte kritikuar se nuk ka bërë sa duhet për të adresuar problemin e zhvillimit të ulët ekonomik dhe përmirësimin e politikave zhvillimore.
Për herë të parë, në fillim të vitit të kaluar Kosova pati aprovuar Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016 – 2021, e cila definon zhvillimin afatgjatë dhe gjithëpërfshirës të saj.
Kjo strategji është e ndarë në katër shtylla: kapitali njerëzor, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, zhvillimi i industrive konkurruese dhe zhvillimi i infrastrukturës./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Delirio, Cupid’s Call – Muzika dhe dashuria bashkohen në një festë elektronike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_f18344c7-44ea-4773-98b5-64b88211b2da_2-1-380x233.jpg)
Delirio, Cupid’s Call – Muzika dhe dashuria bashkohen në një festë elektronike
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-380x233.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![Në nderim të 80-vjetorit të gazetës “Rilindja”, Posta e Kosovës vë në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ZDP-1-380x233.jpg)
Në nderim të 80-vjetorit të gazetës “Rilindja”, Posta e Kosovës vë në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-780x439.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re