LAJMI I FUNDIT:

Kosova humb ndeshjen e parë në Ulqin

Kosova humb ndeshjen e parë në Ulqin

Kosova U-19 në futboll, në kuadër të grumbullimit pesëditor në Ulqin, sot, ka zhvilluar ndeshjen e parë testuese kundër skuadrës ulqinake, Otranti, që bën gara në Ligën e Dytë të Malit të Zi.

Pas një ndeshje mjaft të fortë dhe rivalizuese fitores iu gëzua skuadra e Otrantit, me rezultat 3-2.

Në skuadrën ulqinake u paraqitën edhe tre japonezë, derisa më i merituari për fitoren e tyre ishte futbollisti me përvojë Fatmir Mullabeqiri, i cili shënoi të tre golat.


Djelmoshat tanë përkundër dallimit të konsiderueshëm në moshë u treguan si rivalë thuajse të barabartë të skuadrës ulqinake.

Madje, në minutën e 31-të kaluan në epërsi kur Rilind Nimani shënoi me gjuajtje me kokë pas harkimit të Lirim Kastratit nga këndorja, 0-1.

Megjithatë, reagimi i ulqinakëve ishte i shpejtë, pasi dy minuta më vonë Fatmir Mullabeqiri shënoi me gjuajtje të fortë nga brendësia e zonës, 1-1.

Në minutën e 39-të Altrim Pajaziti pati mundësi për ta rikthyer epërsinë, por edhe pse depërtoi mirë në fund gjuajtja e tij nuk shkoi në rrjetë.

Pjesën e dytë e nisi më mirë skuadra ulqinake, e cila pas vetëm katër minutash kaloi në epërsi me golin e Mullabeqirit nga gjuajtja e lirë, 2-1.

I njëjti futbollist në minutën e 60-të e shfrytëzoi gabimin e portierit Albion Berisha, i cili gaboi në pasimin e topit, duke ia mundësuar kundërshtarit të shënojë në portën e zbrazur, 3-1.

As pas këtij goli djelmoshat tanë nuk u ndalën duke sulmuar pareshtur portën rivale dhe në minutën e 80-të arritën ta ngushtojnë epërsinë e vendasve, me golin e shënuar nga Ferat Syla, me kokë pas harkimit Ehat Gjokës nga këndorja.

Pas këtij goli djelmoshat e Ramiz Krasniqit krijuan edhe disa raste tejet të mira, por mungoi efikasiteti në finalizim.

Do theksuar se këtë ndeshje e përcollën nga afër edhe trajnerët e U-21, Erdogan Celina dhe Naser Prapashtica.

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Serie A
Kalo në kategori