LAJMI I FUNDIT:

Samanta e vërteton, ndiqet më shumë nga gjinia mashkullore në Instagram (Foto)

Samanta e vërteton, ndiqet më shumë nga gjinia mashkullore në Instagram (Foto)

Këngëtarja Samanta Karavella, është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe të ndjekura nga publiku.

Këngët e saj janë pëlqyer gjithmonë, shumica kanë qenë hite, teksa disa prej baladave janë shpërblyer edhe me çmime të para nëpër kompeticione muzikore.

Përpos një karriere të suksesshme, Karavella ka edhe një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive.


Aktualisht ajo numëron mbi 325 mijë ndjekës në Instagram, gjersa ka zbuluar së fundmi se nga cila gjini ndiqet më shumë.

Në bazë të statistikave të nxjerra nga Instagram, Samanta ka treguar se ndiqet 61 për qind nga gjinia mashkullore, ndërsa 39 për qind nga ajo femërore.

Fansat e saj janë më shumë të moshës 18-24 vjeç, gjersa shumica prej tyre janë nga Shqipëria.

Bukuria dhe fotografitë e saj tërheqëse që publikon vazhdimisht, e vërtetojnë faktin se pse ajo është kaq e tërhequr nga meshkujt. /Telegrafi/