LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, sulmohet me thikë 20 vjeçari nga dy bashkëmoshatarët e tij

Tetovë, sulmohet me thikë 20 vjeçari nga dy bashkëmoshatarët e tij

Një 20 vjeçar nga Tetova dje është sulmuar dhe lënduar me thikë prej dy bashkëqytetarëve të mitur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dje rreth orës 22:45 në SPB Tetovë, I.XH. ka denoncuar se ditën e njëjtë rreth orës 20:00, pas një llafosje të shkurtër, fizikisht është sulmuar prej dy të miturve 14-vjeçar. Të njëjtët me thikë i kanë shkaktuar lëndime të dukshme në pjesën e anës së djathtë të kokës dhe dorën e majtë.

I.XH. i është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin klinik në Tetovë.


Në SPB Tetovë janë thirrur prindërit e fëmijëve dhe janë ndërmarrë masa për qartësimin e rastit. /Telegrafi/