Ulni shpenzimet e rrymës: Truke të vogla të cilat do t’ju kursejnë para!
Patjetër duhet të dini që kur aparatet nuk janë të shkyçura nga energjia elektrike shpenzojnë akoma 24% energji
Shumica e njerëzve dëshirojnë të ulin shpenzimet, por nuk dinë si të veprojnë. Mirëpo këtë mund ta bëni në mënyrën shumë të thjeshtë, duke praktikuar këto këshilla.
Të gjitha aparatet shkyçni nga rryma elektrike kur nuk i përdorni dhe mos i mbani aparatet në “stand by”, sepse rreth 6% e rrymës shkon në aparatet të lëna në “stand by”.
Hiqeni mbushësin e telefonit kur nuk keni nevojë për të, sepse edhe ashtu shpenzoni rrymën, ransmeton Telegrafi.
Kurrë mos i lini dyert e frigoriferit të hapura gjatë.
Fikni shporetin disa minuta para përfundimit të gatimit të ushqimit, sepse ushqimi do të vazhdojë të zihet apo të piqet edhe një kohë derisa shporeti të ftohet.
Gatuani ushqimin të cilin mund ta hani disa ditë dhe shkurtoni kohën e dushit.
Ndërroni në shtëpitë tuaja llambat tradicionale inkandeshente me llapma ekonomike fluoreshente ose LED. Kursimi në energji është tre deri në pesëfish për të njëjtin nivel ndriçimi.
Asnjëherë mos e vini në përdorim rrobalarësen apo pjatalarësen kur ajo nuk është mbushur. Kini parasysh që pastrimin e bën detergjenti dhe jo uji i ngrohtë, prandaj lajini rrobat në ujë të ftohtë dhe përdorni detergjent për ujë të ftohtë. Për të evituar rrudhosjen e rrobave dhe të kurseni disa kilovat, bëni centrifugën në shkallën më të ulët.
Dushi: Instaloni një kokë dushi të vogël: sa më i ulët presioni aq më pak ujë të ngrohtë harxhon dhe për rrjedhojë kursen energji. Kur nuk jeni në shtëpi, mos e mbani dushin në prizë.
Një nga pajisjet e tjera që punon pareshtur në shumicat e banesave është edhe modemi apo pajisja e wirelles. E për çfarë na duhet interneti kur ne jemi në gjumë?
Mos u mundoni të hiqni dushin nga priza për të kursyer energji, përveç rasteve kur nuk do të jeni në shtëpi për një kohë të gjatë, përndryshe nuk do të kurseni asgjë.
Sytë te etiketa: Përpara se të blini një pajisje elektroshtëpiake të re, kontrolloni etiketën e furnizimit me energji për klasifikimin e aparaturës në piramidën e konsumit të energjisë. Pajisjet që kanë etiketën A+ janë me efikase dhe kursimtare me konsumin e energjisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
50 filma rreth biznesit që duhet t’i shihni patjetër!
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Përse femrat më me dëshirë zgjedhin ushqimin se seksin?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj