Spitali që po vret qytetarët: Tymin që po liron ngrohtorja e Spitalit të Pejës, është kthyer në makth për banorët e asaj ane! (Foto)
Ndonëse spitalet janë vendet të cilat shërbejnë për shërimin e njerëzve, Spitali Regjional i Pejës “ka marrë” edhe një rol të kundërt me këtë. Problem jashtëzakonisht i madh po paraqitet ngrohtorja e këtij spitali, e cila është kthyer në makth për banorët e kësaj ane.
Tymi të cilin e liron kjo ngrohtore, sipas ambientalistit Xhevdet Belegu, është i barabartë me “gypat e Obiliqit”.
Sipas tij, kalldaja nga e cila ngrohet e tërë hapësira e spitalit, po lëshon tym të tmerrshëm, i cili për Belegun po ndikon që shumë persona të preken nga kanceri.
Shtëpia e tij, është pak metra larg Spitalit të Mushkërive, dhe ai thotë se së bashku më fqinjët po “vdesin” dalëngadalë, duke shtuar se “është tragjike me pa se si ka degraduar gjendja, sa që edhe toka është kontaminuar dhe nuk po bijnë pemët”.
“Mjafton me i pa teshat si bëhen. Rrobën e pastruar kur e vendos në ballkon, je në dilemë a është pastruar a jo. Zi, zi, krejt. Bora e bardhë – prej këtij tymi – bëhet e zezë. Veç me i mbyll dyert e dritaret, nuk ka mbet tjetër”, ka theksuar ai.
Belegu, i cili më herët ka qenë i prekur nga kanceri, ka theksuar për Telegrafin se “nuk e keni idenë se çfarë ere vjen”.
“Era gomë na shkatërroj more. Këtu si lëndë djegëse nuk është vetëm mazuti, po mazuti i përzier me gomë. Unë dëshmoj, se në këtë pjesë, diku 15 persona janë prekur nga kanceri në mushkëri. Nuk po flasim për kancerët në tërësi, po specifikisht për kancerin në mushkëri. E unë mendoj se ky ajër i stërndotur që po e thithim çdo ditë, unë me fqinjët e mi, është fajtori kryesor pse është bërë kaq prezent kanceri në mushkëri”, ka thënë ai.
Belegu për më tepër thotë se është paradoksale si mund të ndodhë në një anë të jetë dispanseri – Spitali i Mushkërive – që shëron njerëz, e në anën tjetër “tymi si në Obiliq me qenë”.
“Tymin që e lëshon kalldaja, dyshoj që edhe gypat e Obiliqit nuk mund ta lëshojnë. Unë për veten nuk mërzitem sepse e kam përfunduar pjesën më të madhe të jetës, por brengë i kam fëmijët që banojnë këtu në afërsi. Ata do t’i vuajnë këto pasoja. Pse me u prek fëmijët nga këto sëmundje, vetëm pse nuk kemi institucione të përgjegjshme?”, ka shtuar ai.
Ambientialisti pejan thekson që jo vetëm kjo zonë, por e tërë Peja po ia sheh sherrin kësaj ngrohje, duke shtuar se ai po flet në cilësinë e një fqinji të spitalit, një ish të sëmuri me kancer, dhe në cilësinë e një ambientalisti.
“Këto grimca të sulfurit që lirohen gjatë djegies së mazutit, shpërndahen nëpër tërë qytetin. Për atë po them se kjo nuk është hajgare”, ka thënë ai.
Belegu për këtë gjendje nuk e lë fajtor menaxhmentin e Spitalit, sepse sipas tij, ata operojnë më një buxhet shumë të kufizuar, duke shtuar se “unë e di që këta nuk kanë mundësi, dhe buxheti i tyre është minimal”.
“Problemi është atje në qendër, që nuk ndajnë para për ta rregulluar këtë çështje. Por, edhe këta janë të papërgjegjshëm, sepse ta zëmë në afërsi të kalldasë, ka plastikë të infuzioneve, shiringa dhe materiale tjera mjekësore. Më pas nuk ka mbikëqyrje për rezervuarin ku ndodhet mazuti. Këtu janë më mijëra tonelata të kësaj lënde djegëse, dhe mjafton një person i papërgjegjshëm tua vë flakën, dhe të ndodhë ndonjë eksplodim ‘që do të na merrte në qafë të gjithëve”, ka shtuar ai.
Belegu, duke shëtitur nëpër oborrin e spitalit tregon se shpesh ka ndodhur që t’i sheh kafshët, veçanërisht lopët duke përtypur materialet e hedhura medicionale.
“Tjetër problem është se këtu në afërsi e kemi një kanal, i cili derdhet në Bistricën e Pejës. Brenda pusetës, e cila ndodhet në këtë pjesë bie mazuti, dhe ajo më pastaj kalon në kanalin këtu afër. Gjithashtu nga pakujdesia e stafit, mazuti mbetet jashtë rezervuarit, dhe më pastaj veturat e spitalit, duke kaluar shkelin mbi të, dhe e bartin në pjesët tjera”, ka thënë ai.
Belegu thotë me dhimbje se njerëzit në këtë lagje, po vdesin çdo ditë e nga pak, dhe se jeta e tyre është në rrezik.
Por, në anën tjetër Drejtori i Spitalit Regjional të Pejës, Skendër Dreshaj, ka theksuar se është i vetëdijshëm për ankesat e banorëve dhe se as ai nuk ndjehet mirë nga ky shqetësim i tyre.
Dreshaj ka theksuar për Telegrafin se ata si spital, në kuadër të mundësive buxhetore, i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme.
“Në periudhën e pasluftës, korporacioni italian pati investuar për ta rregulluar ngrohtoren e spitalit, dhe atë më standarde evropiane, duke shtuar se ndihma e këtij institucioni ka qenë shumë i jashtëzakonshëm”, ka thënë ai.
Drejtori ka sqaruar se buxheti për mallra dhe shërbime i spitalit të cilin ai e drejton, është 700 mijë euro, duke theksuar se gjysma e parave shkon për ngrohje.
“Lëndë djegëse këtu e kemi mazutin. Gjatë tërë vitit lëshohet ngrohtorja, por normal gjatë muajve të dimrit punon me intensitet më të madh. Ne e kemi obliguar kompaninë e cila na furnizon më lëndë djegëse që pas çdo furnizimi, ta na sjellin një mostër të cilën e dërgojmë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për ta verifikuar se a është në kuadër të standardeve të kërkuara”, ka sqaruar Dreshaj.
Sipas tij, janë në një situatë jo fortë të lehtë me buxhetin, sepse kërkesat për shërbime në Spitalin Regjional të Pejës, sa shkojnë duke u rritur, derisa në anën tjetër, buxheti që na ndahet është në rënie nga viti në vit.
“Ne e kemi angazhuar gjithashtu një kompani e cila merret me mirëmbajtjen teknike të ngrohtores. Atë çfarë kemi mundësi ta bëjmë e bëjmë. Nuk kursehemi. Jemi të gatshëm për zgjidhje tjera, nëse ka mbështetje”, ka thënë ai.
Dreshaj sqaron se sasia më e madhe e tymit lirohet gjatë kohës kur fillon djegia e mazutit, dhe se nga kjo nuk preken vetëm qytetarët, por edhe vetë punonjësit e spitalit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun
Rrëfimi i Fitore Iljazit në Rose
Apeli i Posaçëm e la në burg, reagon Ilir Meta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian