LAJMI I FUNDIT:

Ngeci në pellg pasi u rrotullua ekskavatori, për dy orë mbijetoi vetëm me hundë jashtë uji (Video)

Ngeci në pellg pasi u rrotullua ekskavatori, për dy orë mbijetoi vetëm me hundë jashtë uji (Video)

Daniel Miller nga Wales i Britanisë së Madhe, ka qenë duke punuar me ekskavator kur është rrotulluar dhe nuk ka mundur të dalë nga pellgu ku po gërmonte.

Për më keq, 45-vjeçari nuk mund të kërkonte as ndihmë, sepse niveli i ujit i vinte deri te hunda dhe e kishte të pamundur të nxirrte zë, transmeton Telegrafi.


Pas dy orësh i palëvizshëm në vend, një fqinj që jeton në atë pjesë e ka parë dhe ka kërkuar ndihmë. Forcat e rendit ia kanë dalë ta largojnë nga hapësira me ujë të turbullt dhe ta dërgojnë në qendrën spitalore, ku i është nënshtruar disa kontrolleve.

“Ai është ngatërruar në kabinën e makinës me të cilën po punonte dhe nuk kishte si të dilte”, ka thënë zyrtari i ekipit që ka dhënë ndihmën në këtë rast.

Pos stresit që ka përjetuar dhe disa dhimbjeve të lehta, Miller nuk ka ndonjë problem shëndetësor dhe gjendja e tij pritet t’i kthehet normalitetit. /Telegrafi/