LAJMI I FUNDIT:

Gashi pritet ta rris bashkëpunimin mes AKI-së dhe Policisë

Gashi pritet ta rris bashkëpunimin mes AKI-së dhe Policisë

Emërimin e Driton Gashit në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, si duket po e mirëpret edhe personeli i kësaj agjencie.

Ardhja e Gashit në këtë agjencion po vlerësohet si hap i duhur për momentin, porse për të pasur suksese nevojitet një reformë rrënjësore.


Puna e Gashit gjatë shërbimit të tij 11 vjeçar si udhëheqës brenda institucioneve qeveritare vlerësohet e kënaqshme dhe ardhja e tij në krye të AKI-së, sipas burimeve brenda këtij institucioni, pritet ta lehtësoj sidomos bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, me të cilët Gashit i ka rënë të bashkëpunoj kohë të gjatë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Sipas tyre, bashkëpunimi më i mirë me Policinë e Kosovës e rrit edhe efikasitetin e operacioneve.

Gashi do ta mbajë pozitën e shefit të AKI-së pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Agron Selimaj.

Nga 2005 deri në 2008, Gashi ka qenë zyrtar i lartë për siguri publike dhe analist politik në Zyrën e Kryeministrit. Kurse, nga 2008 deri më  2010, ai ka qenë këshilltar për trafikimin me qenie njerëzore në kuadër të UNDP-së.

Nga 2010 deri më 2013, Gashi ka qenë drejtor në Departamentin e Sigurisë Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ndërsa, prej vitit 2013 ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për

Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për "One stop shop" janë në anën e Maqedonisë së Veriut

Lajme
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Lugina
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Lajme
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Kalo në kategori