‘A duhet fëmijët të dënohen nëse thonë se kanë të ftohtë nëpër shkolla?’ (Foto)
‘A duhet fëmijët të dënohen nëse thonë se kanë ftohtë? – kështu e fillon historinë e tij B.N. (emri dhe mbiemri i njohur për redaksinë e Fokus), prind i një nxënësi të shkollës së mesme në vitin e tretë në ‘Shën Kirili dhe Metodi’ nga Negotina, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Fokus.
Ky prind në 10 ditët e kaluara me familjen e tij ka kaluar nëpër një situatë të vështirë, pasi djali i tij si shenjë revolte për shkak të klasës së ftohtë, në shkollën e mesme Gjimnaz ka marrë një ngrohëse të vogël elektrike dhe ka ndezur para fillimit të orëve.
Tani, nxënësi i cili është me sukses të shkëlqyeshëm dhe një sjellje shembullore kërcënohet me dënim ose t’i ulet sjellja, thotë prindëri, i cili ishte i informuar se kundër djali të tij do të ngritet padi penale.
‘Ka filluar më 26 janar, në një kohë kur temperaturat ishin mjaft të ulëta. Jo vetëm djali im, por edhe shokët e tij të shkollës rregullisht janë ankuar se në gjimnaz është shumë ftohtë, nxemja ndizet vetëm disa orë gjatë ditës, dhe pastaj janë të detyruar të ulen në klasa të ftohta, të veshur me xhaketa. Kjo ndodh çdo vit, nxënësit ankohen në shtëpi, profesorët vetëm ngrisin supet e tyre, dhe problemi asesi të zgjidhet. Prandaj, biri im ka kërkuar një mënyrë për të shprehur edhe revoltën e tij por edhe shokëve të tij, ai atë ditë ka shkuar me ngrohëse dhe e ka ndezur. Normalisht se me një ngrohëse të vogël nuk mund të ngrohet një klasë e tërë, por nxënësit duan të bëjnë të ditur se kanë të ftohtë dhe të ndërmerret diçka”, tha prindi.
Kur ka hyrë kujdestarja në klasë, ishte habitur, i ka thënë se nuk duhet të marrin ngrohje nga shtëpia, pastaj djali im e ka fikur ngrohësen dhe e ka futur në çant. Por, para kësaj, ajo e ka fotografuar dhe e ka publikuar foton në profilin e saj në Facebook, thotë prindëri duke shtuar se pas publikimit, kanë filluar të gjitha problemet e tyre.
Lajmi se nxënësit e shkollave të mesme në Negotinë marrin ngrohje nga shtëpia për shkak se klasat janë të ftohta, është përhapur shumë shpejt, fotografia është marrë nga shumë grupe të shoqërisë civile në internet, kanë vijuar një sërë komentesh dhe kritika drejtuar shkollës, ministrisë dhe të gjithë sistemit arsimor.
Ngrohësja është problemi më i vogël me të cilën përballet shkolla e mesme, sepse nxënësit mësojnë në kushte të këqija, shpesh rrjedh ujë nga tavani, tualetet në nivel të ulët dhe një numër të madh të parregullsive të tjera. Prindërit e nxënësve tjerë të klasës maksimalisht e kanë mbështetur nxënësin, në prani të kujdestares së klasës, të gjithë kanë insistuar të lirohet nga çdo përgjegjësi dhe dënim.
Fokus ka kontaktuar drejtoreshën Olivera Nikollova – Tasheva në lidhje me rastin. Ajo nuk ka pranuar të japë një qëndrim zyrtar, duke theksuar se distancohet nga ngjarja, e cila është dashur të vendosë Këshilli i Mësuesve.
Për mënyrën sesa klasat janë të nxehta, shpesh komentohet në mesin e nxënësve dhe prindërve. Profesorët dhe mësuesit shpesh heshtin dhe nuk duan të flasin publikisht për këtë temë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në, flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
Bie në kontakt me rrymën, vdes 22-vjeçari në Vushtrri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit