LAJMI I FUNDIT:

Shoqatat Ekologjike në Maqedoni: Masat kundër ndotjes të jenë afatgjate

Shoqatat Ekologjike në Maqedoni: Masat kundër ndotjes të jenë afatgjate

Organizatat ekologjike apelojnë se është koha e fundit që autoritetet të ndërmarrin masa për të zvogëluar ndotjen e ajrit që arriti nivele dhjetë herë më të larta se sa është e lejueshme. Ata kërkojnë zbatimin e masave që urgjentisht duhet të përmirësojnë gjendjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për masat urgjente që aktualisht mund të bëhen, duhet të stimulohen të gjitha bizneset ti detyrojnë punonjësit e tyre të udhëtojnë në punë së bashku, për të zvogëluar ndotjen e ajrit nga automjetet. Nga ana tjetër, ka nevojë të digjen lëndë djegëse më të pastra në furrat, pra ata që djegin lëndë djegëse të ngurta, qymyri assesi në këto rrethana nuk guxon të digjet, drutë duhet të jenë me thatësi optimale”, tha Nevena Smileska nga Qendra për Kërkime Ekologjike.

“Disa komuna e pranojnë atë, disa jo. Të bashkohen në kontrollin e ndotjes si diçka prioritare, me tre turne të inspektoratit, ti kontrollojnë edhe ndotësit e paligjshëm edhe industritë e paligjshme, si dhe ata që djegin në mbeturina dhe ato që djegin në shtëpi”, u shpreh Biljana Stevanovska nga Organizata për Zhvillim të Qëndrueshëm.


Sipas OJQ-ve, masat e qytetit të Shkupi, në lidhje me transportin publik do të japin rezultate afatshkurtra, ndërsa qyteti ka nevojë për një plan afatgjatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori