LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Me padurim e presim qeverinë e re

Zhbogar: Me padurim e presim qeverinë e re

Bashkimi Evropian me padurim e pret formimin e qeverisë së re në Maqedoni, kurse vendimin se çfarë qeverie ose koalicioni do të formohet u takon partive politike, deklaroi Samuel Zhbogar gjatë vizitës në Prilep, në kuadër të fushatës ‘BE për ty’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, partitë politike vendosin se çfarë koalicioni duan, gjegjësisht se çfarë qeveria do të formojnë.

‘Ne si BE nuk kemi qëndrim për atë çështje, por interesi ynë është të formohet koalicion i fuqishëm në kontekst të gjerë, të gjithë të japin mbështetje për realizimin e agjendës evropiane’, tha Zhbogar, duke shtuar se komesari Johannes Hahn të enjten do të shohë ku kemi mbetur dhe si BE mund ta mbështesë vendin më tutje. /Telegrafi/