LAJMI I FUNDIT:

Mbaron seanca gjyqësore për ‘Grupi i Kumanovës’

Mbaron seanca gjyqësore për ‘Grupi i Kumanovës’

Njësitë speciale policore sot masovikisht kanë qenë rreth gjykatës në Shkup. Bllokime rrugësh ka patur edhe në disa rrugë tjera në qendër të Shkupit, kjo për shkak të seancës gjyqësore për të akuzuarit në rastin ‘Lagjja e Trimave’. Gjithashtu me përfundimin e tyre kanë marrë fund edhe seancat e mbyllura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancat e ardhshme me plotësimin e aktakuzës ku fjalën kryesore do ta ketë mbrojtja, seancat do të jenë të hapura. Mbrojtja do të prezantojë dëshmitë, kurse si dëshmitarë nuk përjashtohet që të thirren edhe politikanë dhe ish-zyrtarë të organeve të sigurisë.

Në rastin e Kumanovës akuzohen 37 persona. /Telegrafi/