LAJMI I FUNDIT:

Edhe një vit e gjysmë deri në realizimin e projektit për qendrën e kulturës në Tetovë

Edhe një vit e gjysmë deri në realizimin e projektit për qendrën e kulturës në Tetovë

Për të pestin vit me radhë, projekti për ndërtimin e Qendrës së Kulturës dhe arsimit në Tetovë, vazhdon të gjendet në listën e Ministrisë së Kulturës të objekteve që do të ndërtohen dhe rindërtohen gjatë këtij viti, shkruan gazeta KOHA.

Punimet pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm. Ose të paktën kështu shkruhet në kontratën me operatorin e ndërtimit, e nënshkruar vitin e kaluar në muajin qershor me afat tre vjeçar, afat ky i cili mund të respektohet ose jo në varësi të ritmit të punimeve, por edhe të financimit të duhur dhe në kohë nga ana e Ministrisë së Kulturës. Për momentin kanë përfunduar dy katet e nëntokës, garazhet e ndërtesës, ndërsa për katër katet e tjera të saj ka mbetur në dispozicion edhe një vit e gjysmë. Për punimet e këtij viti Ministria e Kulturës ka caktuar një buxhet prej tre milionë euro, të holla këto që supozohet se do të përdoren për të likuiduar në kohë shpenzimet e operatorit.

“Afati është nga 15 qershori i vitit të kaluar e deri më 15 qershor të vitit të 2019. Në fakt, kontrata jonë është specifike. Them specifike sepse punimet filluan edhe pse pati pengesa, siç ishte heqja e stacionit elektrik, prishja e barakave e shumë probleme të tjera që sollën edhe zhvendosjen e afateve, por edhe të ngecjes së punimeve. Tani situata është ndryshe dhe në favor të përfundimit të objektit në kohë”, thotë për KOHA drejtori Haki Fazliu. Leja për ndërtimin e Qendrës së kulturës dhe arsimit, ku si dy pjesë të rëndësishme janë teatri dhe biblioteka është dhënë në vitin 2013, ndërsa gur-themeli për fillimin e punimeve u vendos një vit më vonë, me rastin e festës së flamurit. Por punimet nuk filluan. Projekti pësoi ndryshim një vit më vonë dhe tre katet nëntokësore që parashikoheshin të shërbenin si garazhe u reduktuan në dy. Vitin e kaluar me rebalancin e buxhetit të Qeverisë u shkurtuan gati një milion euro, për shkak se punimet e kryera nuk korrespondonin me shumën e akorduar për atë vit. Sipërfaqe në të cilën po ndërtohet kjo qendër është rreth 30 mijë metra katrorë, ndërsa kostoja e përgjithshme e buxhetit të parashikuar është rreth 13 milionë euro. Zvarritja e punimeve prej disa vitesh ka ndikuar në punën e institucioneve të tjera, si të Teatrit të Tetovës, Bibliotekës, të shoqatave dhe grupeve folklorike, manifestimeve dhe të vetë mënyrës sesi organizohet jeta kulturore në këtë qytet. Ky projekt, që është në listën e projekteve kapitale dhe një prej atyre që konsiderohen si të rëndësishëm për kulturën shqiptare ka shënuar rekorde sa i takon kohëzgjatjes deri në realizimin e tij. Për vitin 2017, Ministria e Kulturës planifikon ndërtimin dhe rindërtimin e gjithsej 12 objekteve, mes të cilave figuron edhe Teatri Shqiptar në Shkup i cili duhet të përfundojë këtë vit. Po ashtu do të rinkonstruktohen pjesërisht Opera dhe Baleti, biblioteka universitare “Klimenti i Ohrit”, “Vardar Film”, qendrat e kulturës në Kumanovë “Trajko Prokopiev”, “Marko Cepenkov” në Prilep, Manastir dhe Koçan, ndërsa si objekte në ndërtim që do të përfundojnë këtë vit ose vitin e ardhshëm janë Teatri Turk në Shkup dhe Teatri i vjetër në Strumicë.


Në trend Lajme

Më shumë
Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Lajme
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, media britanike: Vendi ka plazhe mahnitëse

Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, media britanike: Vendi ka plazhe mahnitëse

Lajme
Kalo në kategori