LAJMI I FUNDIT:

Mediat ndërtojnë skemën e vrasjes së çiftit shqiptar në Athinë (Video)

Mediat ndërtojnë skemën e vrasjes së çiftit shqiptar në Athinë (Video)

Një shtetas shqiptar 53-vjeçar është sulmuar me armë nga persona ende të paidentifikuar që i hynë në dhomën e gjumit në lagjen Peristeri të Athinës.

Mediat greke raportojnë se shqiptari, kryefamiljari nuk ka mundur të mbijetojë nga palët e armës dhe ka dhënë frymën e fundit në spital, ku ishte i shtruar fill pas ngjarjes së rëndë.

Televizioni grek Alpha ka krijuar skemën se si ndodhi ekzekutimi i tyre brenda në shtëpi.


Gjithçka ndodhi natën e 3 shkurtit. Ora shënonte 02:00 kur në rrugën ‘Olympou’ në Athinë, në katin e dytë të një ndërtese, në apartamentin e një familjeje shqiptare ndodhi masakra.

Dy a tre persona të maskuar, hynë direkt në dhomën e çiftit shqiptar, teksa ata ishin duke fjetur dhe hapën zjarr.

Gruan e qëlluan me plumb në kokë dhe pastaj edhe burrin. Gruaja, 50-vjeçare vdiq menjëherë, kurse burri u dërgua rëndë në spital, shkruan Panorama.

Autorët plagosën edhe djalin e familjes, një 27-vjeçar, ndërkohë që ai tentoi të hynte në dhomën e prindërve, kurse vajza 17-vjeçare nuk pësoi gjë, veç tmerrit dhe pamjes që do ta shoqërojë gjithë jetën.