LAJMI I FUNDIT:

“Vonimi i Qeverisë së re, mund t’i shtyjë zgjedhjet lokale”

“Vonimi i Qeverisë së re, mund t’i shtyjë zgjedhjet lokale”

Shtyrja e formimit të Qeverisë dhe krijimit të shumicës parlamentare mund t’i shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve lokale, paralajmërojnë ekspertët. Profesori Bekim Kadriu, për televizionin Telma thotë se në Kodin Zgjedhor është e qartë se nga dita e nënshkrimit të zgjedhjeve deri në ditën e mbajtes së zgjedhjeve nuk duhet të kalojnë më shumë se 90 ditë dhe as më pak se 70, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zgjedhjet për anëtarët e Këshillit dhe kryetarët e komunave duhet të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj. Kadriu theksoi se shtyrja e tyre mund të ndikojë edhe në funksionimin e gjithë organeve të qeverisjes lokale edhe në Bashkinë e Shkupit, si njësi më speciale.

Sipas analistit Mitko Gaxhovski, situata momentale në të cilën ndodhet vendi është e padurueshme. Ai thotë se fakt më rëndues është edhe mosdhënia e mandatit asnjë partie.


Edhe Kadriu edhe Gaxhovski janë të bindur se kriza paszgjedhore nuk do të zgjas më shumë, sipas tyre partitë do të sjellin vendime të drejta dhe të mençura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori