LAJMI I FUNDIT:

Shpëtohet dreri që kishte ngecur në liqenin e ngrirë (Video)

Shpëtohet dreri që kishte ngecur në liqenin e ngrirë (Video)

Viktor Johannessen dhe miqtë e tij, e kanë shpëtuar një dre brilopatë që nuk po mund të dilte nga një liqe i ngrirë që ndodhet në Suedi.

Meqenëse kafsha nuk mund të ngrihej mbi sipërfaqen e rrëshqitshme, ata kanë vënë patina dhe kanë shkuar për ta thyer akullin që e rrethon hapësirën, transmeton Telegrafi.


Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin kur dreri ia del të lëvizë për shtegun pa akull dhe mbërrin në tokë.

“E kishte të pamundur të largohej, sepse shtresa e sipërfaqes ishte shumë e trashë dhe nuk mund ta thyente. Prandaj i dolëm në ndihmë dhe e shpëtuam”, shkruan në përshkrimin e rastit. /Telegrafi/