LAJMI I FUNDIT:

Klubi i njohur italian drejt falimentimit, pagat e lojtarëve ia paguan Kombëtarja e Shqipërisë (Foto)

Klubi i njohur italian drejt falimentimit, pagat e lojtarëve ia paguan Kombëtarja e Shqipërisë (Foto)

Skuadrat italiane shpesh herë përballen me vështirësi të mëdha financiare.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me klubin e njohur italian Como, që dikur ishte pranë ngjitjes në Serie A.


Por tani klubi ka rënë në Lega Pro dhe po përballet me vështirësi të mëdha financiare dhe është pranë falimentimit.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, Como i ka liruar pothuajse shumicën e lojtarëve që kishin paga të mëdha për arsyeje se nuk kishin mundësi t’i paguanin ato.

Por falë Kombëtares së Shqipërisë, tani klubi italian po merr frymë më lirshëm.

Aktivizimi i Migjen Bashës në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, ka qenë vendimtar për Comon, transmeton Telegrafi.

Migjen Basha sa ishte pjesë e Comos në Serie B

Klubi italian ku luante Basha tani ka marrë një shpërblim nga Kombëtarja e Shqipërisë në vlerë prej 115,600 mijë euro pasi ky shpërblim është ndarë nga UEFA për klubet ku ishin aktivizuar lojtarët që morën pjesë në evropian.

Ka qenë vetë klubi nëpërmjet një shkrese zyrtare që ka njoftuar për marrjen e parave dhe se do t’i shfrytëzojnë ato për pagat e lojtarëve aktualë.

Aktualisht Como ndodhet në pozitën e nëntë në Lega Pro me 33 pikë dhe është në pozitën e ‘Play-Offit’ me shpresë për tu rikthyer përsëri në Serie B. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori