LAJMI I FUNDIT:

Çfarë të veshim për të qenë ngrohtë dhe stil

Çfarë të veshim për të qenë ngrohtë dhe stil

Bloggere të shumta, kanë sjellë ide shumë të veçanta përsa i përket miksimit të copave e ngjyrave, për të qënë ngrohtë, komode dhe pa humbur elegancën e klasin e dëshiruar.

Për një kohë të gjatë tashmë, moda e rrugës është eventi që zhvillohet dy herë në vit, e dy herë në vit shohim parisiene të veshura në Chanel e Dior, në stilin e rastësishëm dhe pak të zhurmshëm londinez, disa dallohen për stilin tradicional italian ku specifik është grimi minimal dhe u fundit por jo nga rëndësia, stilin të pakuptimtë tipik Nju Jorkez.


Por fatkeqësisht, periudha e shkurtit ku zhvillohet për dy javë në çdo vend (Paris, Milano, Londër dhe Nju Jork) është një nga përiudhat më të  ftohta të vitit duke e bërë pak të komplikuar zgjedhjen e gardërobës për ato ditë.

Anne Dello Russo ka thënë “Moda është e parehatshme” kështu që, që të dukesh bukur u dashka të sakrifikojmë ca si shumë mesa duket. Po pse duhet patjetër që të zbulojmë dekoltenë dhe këmbët për tu dukur elegante?

Kështu, filloni mbani shënim nga leksionet e bloggereve të reja, se Russo do veshë dantellë edhe nëse java e modës do të zhvillohet në Antarktidë ndonjëherë…