LAJMI I FUNDIT:

Qendra e konservimit nuk e sheh të rrezikshme çarjen e “Urës së Gurit”

Qendra e konservimit nuk e sheh të rrezikshme çarjen e “Urës së Gurit”

Institucionet kompetente vazhdojnë të heshtin rreth plasaritjeve të paraqitura në të dyja anët e Urës së Gurit në Shkup. TV Shenja dje kontaktoi edhe drejtoreshën e Qendrës së Konservimit, Eva Petrova megjithatë as ajo nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete mbi këtë çështje. Sipas Petrovës, plasaritjet nuk janë të karakterit të cilat mund të sjellin rrezik më të madh në të ardhmen për shembje apo dëmtim më të madh të saj.

“Punimet restauruese konservative në përmendoren e kulturës Ura e Gurit janë zhvilluar në periudhën prej 1995 deri 2005. Plasaritjet janë të evidentuara nga persona profesional dhe të njetjat në kontinuitet ndjeken për ndryshime eventuale”, tha Petrofva për TV Shenja.

Ndërkohë, nga Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore nuk dhanë asnjë përgjigje. Ura e gurit, apo e njohur ndryshe si objekti me të cilin identifikohet Shkupi ka pësuar plasaritje të dukshme të pllakave nga të dyja anët, duke paraqitur rrezik për t’u shembur./Telegrafi/


“Ura e Gurit” është dëmtuar nga temperaturat ekstreme, qytetarët në rrezik!
Lexo po ashtu “Ura e Gurit” është dëmtuar nga temperaturat ekstreme, qytetarët në rrezik!