LAJMI I FUNDIT:

Hoteli që duket si tren (Foto)

Hoteli që duket si tren (Foto)

Japonia është e njohur për bukuritë e saj që tërheq edhe turistët, dhe ky hotel i ri nuk është një përjashtim.

“Train Hostel Hokutosei”, i vendosur në rrethin e biznesit të Nihonbashit të Tokios, është bërë nga pjesë të ndryshme të trenit që operonte midis Tokios dhe Sapporos për 27 vjet deri në vitin 2015.

Hoteli i hapi dyer në dhjetor dhe ende ka shumë gjëra origjinale të trenit, si shtretërit marinarë, perdet dhe shkallët e aluminit. Ndërkohë një kat është i rezervuar vetëm për femrat, transmeton shekulli.


Gjithashtu ai mund të strehojë në të 78 mysafirë, si dhe ka dy dhoma private të ndara me perde. Ndërkohë thuhet se fëmijët poshtë katër vjeç nuk lejohen të hynë brenda.