Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit që pati me kryeministrin e vendit Isa Mustafa, në një konferencë për media theksoi se KFOR-i është në gjendje ta ruajë paqen dhe sigurinë në Kosovë.
Ai tha se prania e KFOR-it është themeli i paqes dhe stabilitetit dhe kjo është arsyeja pse kanë vendosur ta mbajnë KFOR-in ende në Kosovë.
Stoltenberg theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi për NATO-n.
“NATO-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në brenda mandatit të saj. Njëkohësisht procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi është drejt rrugës së duhur dhe unë e vlerësoj këtë”, tha Stoltenberg, raporton Telegrafi.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, më tej shtoi se është jetësore që marrëveshjet e arritura gjatë dialogut të vazhdojnë të implementohen.
Ai theksoi se sot gjatë takimit me kryeministrin Mustafa diskutuan rreth nevojës për t’i ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Stoltenberg theksoi se NATO-ja do të mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.
“Jemi në gjendje që ta mbajmë stabilitetin, paqen dhe sigurinë në Kosovë. Rreth 4500 trupa kemi këtu dhe kjo është sinjal për zotimin tonë që Kosova të jetë e qetë. KFOR-i është reaguesi i tretë, fillimisht policia, EULEX-i dhe pastaj KFOR-i”, tha Stoltenberg.
Ai më tej shtoi se KFOR-i është themeli i paqes dhe stabilitetit.
“Prania e KFOR-it është themeli i paqes dhe stabilitetit dhe kjo është arsyeja pse kemi vendosur ta mbajmë atë ende në Kosovë”, tha Stoltenberg.
Ai shtoi se nuk duhet të ketë retorikë e nxitje të konfliktit, por të vazhdohet me dialog dhe palët të tregojnë përmbajtje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje