LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Qytetarët e Kosovës po ndihen të frikësuar

Ahmeti: Qytetarët e Kosovës po ndihen të frikësuar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti – njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) – ka thënë se qytetarët e Kosovës po ndihen të pasigurt nga provokimet të cilat po i bën kohëve të fundit Serbia.

“Pas provokimeve që i bëri politika e Serbisë – treni, muri dhe ndalimi i Ramush Haradinajt – prapë Hashim Thaçi vazhdon të thotë çdo të dytën ditë se ka folur me Aleksandar Vuçiqin, duke e konsideruar këtë gjë si arritje”, ka thënë Ahmeti, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se Serbia po krijon probleme, për të negociuar pastaj në Bruksel më Kosovën.


“Qeveria nuk e ka respektuar rezolutën për rrënimin e murit. Nëse nuk ka ndonjë reagim më adekuat, këto provokime mund të vazhdojmë. Nëse Serbia e ngrit murin dy metra të lartë, dhe ne e lusim vazhdimisht Brukselin që të ndërhyjë, kjo tregon për mungesën e gatishmërisë që ta shtrijmë sovranitetin”, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/