LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të reja, jo shumicë të re

OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të reja, jo shumicë të re

Partia politike OBRM-PDUKM mbetet në qëndrimin për zgjedhje të reja, prej kur presidenti Gjorgje Ivanov mbrëmë vendosi të mos i’a jep mandatin asnjërës parti, përderisa nuk dëshmojnë se kanë 61 deputetë në Kuvend. Kjo përgjigje është dërguar në redaksinë e “Radio Evropa e Lirë” në pyetjen e tyre për këtë parti se a kanë filluar bisedime për të formuar shumicë të re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM si fituese e zgjedhjeve do të bëjë çdo përpjekje që të respektohet vullneti i shumicës së votuesve, të cilët i’a dhanë mbështetjen programit “Për Maqedoni më të mirë”. Megjithatë, OBRM-PDUKM mbetet në qëndrimin se mbajtja e zgjedhjeve të reja është zgjidhja më e mirë për të tejkaluar krizën dhe kthimin e prioriteteve në plan të parë”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM për REL./Telegrafi/