LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: PSP-ja është turpi i sistemit gjyqësor

OBRM-PDUKM: PSP-ja është turpi i sistemit gjyqësor

Përmes një njoftimi për shtyp, OBRM-PDUKM-ja vlerëson se Prokuria Speciale Publike (PSP) kryen sulme dhe trysni të pabaza dhe të pahijshme ndaj gjykatës, siç thonë, për të plotësuar mungesën e kapaciteteve profesionale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-ja thërret gjykatësit që të mos dorëzohen ndaj trysnieve që sipas tyre, u bëhen nga ana e PSP-së, duke konsideruar se Specialja është turpi i sistemit gjyqësor.

Njiherit, OBRM-ja e akuzon PSP-në se është bërë partnere e, siç thonë, kriminelit të falur, Zoran Zaev./Telegrafi/