Kongresi vendos për hetim për Ambasadën amerikane në Maqedoni (Dokument)
Kongresmeni udhëheqës republikan amerikan Christopher Smith paralajmëroi hetim për politizimin e rolit të Ambasadës amerikane në Maqedoni dhe i bëri thirrje sekretarit të sapoemëruar të shtetit Reks Tilerson që ta shkarkojë ambasadorin Jess Baily, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në krye të grupit nga gjashtë kongresmenë republikanë, Smith që nga mesi i janarit ka kërkuar shpjegim nga ambasadori Baily për akuzat se Ambasada në Shkup punon në dobi të partive politike dhe financon projekte të fondacionit të George Sorosit në Maqedoni. Pasi Baily nuk i është përgjigjur letrës së kongresmenëve, Smit, i cili është anëtar i Komisionit kongresist për punë të jashtme dhe kryeson me Komitetin e Helsinkut për bashkëpunim me OSBE-në, deklaroi se nevojitet hetim i thellë i aktiviteteve të Ambasadës Amerikane në Maqedoni dhe shkarkim të ambasadorit.
“Ambasadori amerikan nuk guxon të ketë rol në formimin e qeverisë dhe të marrë anë gjatë formimit të koalicionit. Ai nuk është vend i SHBA-së as i përfaqësuesve amerikanë në Shkup. Ne, si grup i kongresmenëve, parashtruam pyetje konkrete në këtë letër se nëse ka pasur ose jo bashkëpunim ambasada me partitë majtiste në zgjedhje. Ne nuk guxojmë të kemi rol në këtë. Duhet të jemi për zgjedhje të lira dhe korrekte dhe qasje ndaj mediave, por në asnjë mënyrë nuk guxojmë të mbajmë anë. Ky ambasador ka mbajtur anë dhe duhet të shkarkohet menjëherë. Unë jam në Kongres 37 vite dhe jam anëtari më i vjetër i Komisionit për bashkëpunim me OSBE-në dhe me Komisionin për të drejtat e njeriut. Nuk ka ndodhur që ambasadori ynë në Shkup të mbajë anë në këto zgjedhje ose në cilado qoftë zgjedhje të tjera në të kaluarën ose në të ardhmen. Kjo nuk është punë e tij. Dëshirojmë të zbulojmë gjithçka dhe për këtë arsye kërkojmë nga inspektori i përgjithshëm të dorëzojë raport. Në qoftë se e kanë shkelur ligjin, do të përgjigjen”, deklaroi kongresmeni Smith për Radio Televizionin e Maqedonisë.
Smith posaçërisht reagoi ndaj informatave se Ambasada Amerikane është financier serioz i aktiviteteve të organizatave joqeveritare të lidhura me fondacionin e Sorosit dhe thotë se në qoftë se SHBA-ja ndan financa për aktivitete të këtilla, kjo duhet të bëhet në mënyrë neutrale dhe pa mbajtur anë politike.
Letrën të cilën kongresmenët e kanë dërguar deri te ambasadori Baily më 17 janar, krahas Smith, është nënshkruar nga kongresmeni i njohur nga Teksasi Lui Gomert, Robert Aderholt, i cili është mbështetës afatgjatë i Maqedonisë në Kongres, Rendi Haltgrin, Robert Pintenger dhe Xhed Fortenberi. Të gjithë nënshkruesit janë republikanë të afërt me administratën e presidentit Donald Tramp dhe në letër parashtrohen një sërë pyetjesh për aktivitetet e Ambasadës në Shkup, për mbështetjen e saj ndaj partisë LSDm dhe për financimin e aktiviteteve të Sorosit. Letra e kongresmenëve vjen pasi senatori Majk Li, gjithashtu nga partia Republikane në pushtet, publikisht i bëri thirrje ambasadorit Baily përmes rrjeteve sociale, që të japë shpjegim për financimin e projekteve të fondacionit të George Soros në Maqedoni.
“E vlerësojmë shumë bashkëpunimin midis SHBA-së dhe Maqedonisë në 25 vitet e fundit nga pavarësia e saj. Ky bashkëpunim mundësoi që SHBA-ja të kontribuojë ndaj zhvillimit politik dhe ekonomik të Maqedonisë, derisa Maqedonia ka bashkëpunuar me SHBA-në dhe ka kontribuuar ndaj prioriteteve tona të jashtme politike. Konsiderojmë se do të ishte me të vërtetë konstruktive për marrëdhëniet tona të ndërsjella nëse në Maqedoni zhvillohet ndjenja se SHBA-ja përzihet në çështjet e saja të brendshme politike, në mediat dhe shoqërinë civile, në mënyrën në të cilën një opsion politik ndihmohet kundrejt tjetrës. Shpresojmë se do të marrim informacione të sakta nga ju më së voni dy javë pas dërgimit të kësaj letre. Gjithashtu shpresojmë se do të jeni në dispozicion të takoheni me ne gjatë vizitës tuaj të ardhshme në Uashington”, shkruan në letrën e kongresistëve deri te ambasadori Baily.
Pasi që kongresistët nuk morën përgjigje, ata paralajmëruan fillim të hetimit dhe bëjnë thirrje në shkarkimin e ambasadorit Baily.
“Porosia jonë është se, nëse Qeveria amerikane ka marrë një anë politike, ajo ka bërë gabim të madh dhe ata të cilët e kanë bërë këtë duhet të kërkojnë falje dhe të ndalojnë menjëherë”, thotë Smith në deklaratën për RTVM.
Në letrën e dërguar deri te ambasadori Baily, thuhet se deri te Kongresi kanë arritur paralajmërime serioze për partizim të punës së Ambasadës Amerikane në Shkup.
Në pyetjet e drejtpërdrejta të drejtuara deri te ambasadori Baily, kongresistët e pyesin për përzierjen e ambasadës në ngjarjet politike në Maqedoni.
Kongresistët e pyesin ambasadorin Baily nëse është e vërtetë se ambasada amerikane e ka zgjedhur Fondacionin “Shoqëri e hapur Maqedoni”, më mirë të njohur si Fondacioni i George Soros, të zbatojë projekte të mëdha të financuara nga ana e organizatës amerikane për zhvillim USAID.
Në lidhje me mbështetjen amerikane për mediat në Maqedoni, shtrohet pyetja nëse paratë shtetërore amerikane i janë dhënë Fondacionit të Soros-it që përmes tij të financohen mediat e orientuara majtiste. Kongresistët kërkojnë nga Baily t’i informojë sa nga mediat që i ka financuar ambasada ose misioni i USAID-it janë majtiste, e sa djathtiste të orientuara dhe pyesin edhe nëse ambasada amerikane ka ndikuar që të miratohen ligje me të cilat është kufizuar bashkëpunimi i shprehjes së mediave dhe gazetarëve, që ndodhi në periudhën parazgjedhore.
Në mënyrë shtesë, sa i përket financimit të organizatave joqeveritare, kongresistët pyesin “Sa nga organizatat joqeveritare të cilat marrin mjete amerikane, duke përfshitë edhe përmes FHSHC, janë përcaktuar politikisht gjatë zgjedhjeve ose gjatë formimit të Qeverisë së ardhshme të Maqedonisë? Dhe cilën anë e kanë zgjedhur këto organizata? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: ME LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite