LAJMI I FUNDIT:

Avancimet e (pa)rregullta në Universitetin e Prishtinës (Video)

Avancimet e (pa)rregullta në Universitetin e Prishtinës (Video)

Kur e mori postin e të parit të UP-së ishte zotuar se do të jetë shumë i kujdesshëm me avancimet e stafit akademik. Por, për drejtuesin e një organizate të shoqërisë civile që merret me çështje të arsimit, rektori i universitetit të Prishtinës Marjan Dema nuk po i mban fjalët.

Rron Gjinovci thotë se në Universitetin e Prishtinës janë shtuar avancimet me dyer të mbyllura që po i bën rektorati bashkë me senatin.

Ai iu referua mbledhjes që senati e mbajti më 31 janar ku avancuan kandidatë nga Fakulteti i Inxhinerisë Mekanike dhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë ndër të cilët edhe prorektori për mësim, Naser Sahiti, dhe këshilltari i rektorit, Hysen Bytyqi.


Por, këtë nuk po e konsideron si shkelje kreu i UP-së, Marjan Dema.

Ndryshe tek organizata ORCA thonë se shumë shpejt do të dalin me fakte dhe emra konkretë të shkeljeve që po bëhen në qështje të avancimeve në Up.

Ndërkohë që që Gjinovci po kërkon që senati të punojë me dyer të hapura e jo fshehtas si deri më tani. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori