Personat me shikim të dëmtuar janë kategoria sociale më sublime që karakterizohen në shoqëri. Të njëjtit në Tetovë hasen në probleme të ndryshme. Ata nuk mund të ecin dhe lëvizin kudo, jo se sëmundja ua vështirëson aktivitetet por edhe kushtet nuk u japin hapësirë për të lëvizur lirshëm. Duke marrë parasysh kushtet për personat me shikim të dëmtuar dhe se askush nuk e mbron këtë kategori sociale, në fundvitin e 2016 u hap edhe Qendra e parë për mbështetje të personave me shikim të dëmtuar në Maqedoni, e cila përmes punëtorive për mbrojtje shëndetësore, arsim dhe edukim psiko-social do t’i mbështes personat e verbër, por një gjë e tillë nuk është hapur edhe në Tetovë.
Meqenëse numri i personave të verbër, fatmirësisht nuk është edhe aq i madh në Tetovë, por personi i verbër i cili kërkoi të mbetet anonim për Telegrafin, thekson se nuk ka kushte dhe se çdo ditë përballen me vështirësi në rrugë.
‘Në Berlin kam qenë dhe prej atje kam vërejtur se nuk ka asgjë këtu tek ne. Askush nuk njofton se ku të ecim, askund nëpër institucione nuk ka shkallë të rrafshëta dhe as njoftime me zë. Semaforët nëpër Tetovë nuk janë me zë që të kalojmë rrugën të sigurtë. Pak trotuare kanë vende të rrafshëta ku të kalojmë’, shprehet personi i verbër për Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse disa herë nga Lidija Andonovska e Shoqatës së të Verbërve të Tetovës ka pasur reagime se në qytetin e Tetovës, personat me shikim të dëmtuar dhe të verbër kanë vështirësi të madhe për të ecur dhe lëvizur në qytet dhe se asnjë përkrahje nga ana e komunës së Tetovës nuk është bërë sa i përket lëvizjes së këtyre personave.
Në lidhje me ndarjen e buxhetit nga ana e Komunës së Tetovës, Telegrafi e kontaktoi Shoqatën e të verbërve në Tetovë për t’i pyetur se a ka investuar Komuna tashmë dhe sa janë të kënaqur me mjetet që u ndahen, një përgjigje e tillë nuk u arrit edhe pse disa herë u kontaktuan nga Telegrafi.
Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me Komunën e Tetovës, gjegjësisht Armend Fazliun, shefin e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun. Edhe pse ka ankesa nga ana e personave me shikim të dëmtuar, Fazliu shprehet se Komuna e Tetovës ka investuar në këtë drejtim dhe se në të ardhmen pritet të realizohen edhe projekte tjera veçmas për këta persona.
‘Në Komunën e Tetovës numri e personave të verbër është 20 kurse atyre me shiqim të dëmtuar është 174. Komuna e Tetoves i përkrah të gjitha aktivitetet e Shoqatës së të verbërve. Nën patronazhin e Kryetares së Komunës realizohet Dita e shkopit të bardhë-15 tetori. Në buxhetin për mbrojtje sociale janë ndarë 60 mijë denarë, kurse në vitin e kaluar u ndanë plus mjete shtesë për shoqatën e të verbërve. Të gjithë anëtarët e kësaj shoqate që kanë vetura në pronësi, janë të liruar nga pagesa e parkingut zonal. Këtë vit bashkë me shoqatën punojmë në dy projekte kapitale. Ndërtimim e shtegut për të verbërit në pjesën qendrore të qytetit si dhe vendosja e alfabetit “BRAJ” në institucionet komunale me qëllim të komunikimit më të lehtë të personave të verbër’, thotë Fazliu nga Komuna e Tetovës.
Nga ana tjetër oftalmologu nga Tetova, njëherit edhe udhëheqës i repartit të oftalmologjisë në Spitalin e Tetovës, Nadi Rustemi, për Telegrafin u shpreh se në repartin ku ai e drejton, kushtet për mjekim janë të mira edhe pse spitali, siç shprehet ai, i kryen vetëm kontrollet e zakonshme dhe kontrollet rutinore dhe rastet e komplikuara nuk trajtohen në këtë repart.
Në qytetin e Tetovës ka qenë një semafor me zë, tek hotel Liraku në qendër të qytetit, por edhe ai është larguar dhe nuk funksionon. Shoqata e të Verbërve në Tetovë ka rreth 200 anëtarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë