LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Hungarisë ndan bursa për studentët e bujqësisë në Kosovë

Qeveria e Hungarisë ndan bursa për studentët e bujqësisë në Kosovë

Për avancimin e njohurive në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit, studentet kosovarë të këtij sektori do të përkrahen për studime të mëtejme jashtë vendit.
Qeveria e Hungarisë, ashtu si edhe viteve të kaluara, në bashkëpunim me FAO-n, edhe sivjet do të mbështesë studimet master për studentet e fushës së bujqësisë dhe veterinarisë me ndarjen e bursave për vitin akademik 2017/2018.

Bursat e fituara në kuadër të mbështetjes së Qeverisë hungareze për arsimin e lartë në Kosovë, do të përfshijnë studimet në fushën e zhvillimit rural dhe të agrobiznesit, në hortikulturë, si dhe në menaxhimin e bujqësisë dhe të ujërave.


Aplikimi për të përfituar në kuadër të këtij programi, ka filluar qysh më 4 janar të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 27 shkurt të këtij viti, ndërkaq aplikacionin dhe informatat për të gjitha dokumentet e nevojshme për këtë aplikim të gjithë studentët mund t’i dërgojnë në këtë e-mail: REU-Scholarship@fao.org.

Ndryshe, ndarja e këtyre bursave për studentët kosovarë, është vazhdimësi e një bashkëpunimi mes MBPZHR-së dhe Ministrisë së Bujqësisë të Hungarisë, gjë që po ndikon që studentët kosovarë të marrin studime të avancuara në universitetet hungareze, që më pas të sjellin përvoja të reja në zhvillimin e bujqësisë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori