Urdhri i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’ua ndaluar përkohësisht hyrjen në SHBA, qytetarëve nga shtatë vendet me shumicë myslimane, nuk është pritur mirë nga shqiptarët që jetojnë në Amerikë.
Por, me gjithë drojën se lista e shteteve të cilave mund t’u vihen kufizime mund të zgjerohet, tek ta mbizotëron bindja se shqiptarët e kanë një vend të veçantë në SHBA.
Këtë e thotë imami i Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare në Staten Island në New York, Tahir Kukaj.
Në intervistën e dhënë për Aktivpress, Kukaj s’e fsheh brengën që ndjenja e urrejtjes ndaj Islamit dhe komunitetit myslimanë është bërë dukuri në Perëndim. Mirëpo, sipas tij, e gjithë kjo urrejtje ka shpërfaq edhe diçka pozitive në shoqërinë amerikane- atë të përkrahjes së komunitetit mysliman.
Imami Kukaj, thotë se SHBA është vend që udhëhiqet nga institucionet e jo nga dëshirat e liderëve. Ai rrëfen edhe për sulmin që kishte përjetuar vitin e kaluar si pasoj e urrejtjes së krijuar gjatë fushatës anti -islame që drejtohet nga disa qarqe në Perëndim.
AktivPress: Presidenti i ri amerikan, Donald Trump ditë më parë urdhëroj ndaljen e pakufizuar të hyrjes së refugjatëve sirianë në Shtetet e Bashkuara dhe pezullimin e vizitave nga disa vende myslimane. Pavarësisht se në grupin e këtyre vendeve nuk është Kosova dhe Shqipëria, a mund të na thoni se si po interpretohet një urdhër i tillë nga komuniteti shqiptarë në SHBA?
Kukaj: Komuniteti shqiptarë nuk është i prekur nga një urdhër i tillë i presidentit Trump. Mua më brengos fakti që ndjenja e urrejtjes ndaj Islamit dhe komunitetit myslimanë është bërë dukuri në Perëndim , por me këtë ka dalë në pah edhe një gjë pozitive në shoqërinë amerikane- turma të mëdha të amerikanëve dalin publikisht në protesta ku shprehin përkrahjen e tyre ndaj komunitetit mysliman- amerikan.
AktivPress: A ekziston droja tek shqiptarët mysliman se urdhri për ndalesa një ditë mund t’i kap edhe ata?
Kukaj: Çfarë do të ndodh në të ardhmen nuk dihet por ekziston droja se lista e vendeve të ndaluara mund të shtrihet dhe të përfshijë edhe vende tjera, sidomos kur dëgjohen deklaratat e zyrtarëve në administratë, se lista mund te shtrihet për të përfshirë edhe vendet e tjera!
AktivPress: Ditëve të fundit ka pasur apele nga shqiptarët që jetojnë në SHBA, që bashkëkombësit që jetojnë atje mos ta lëshojnë Amerikën së paku për disa muaj vijues. Janë të nevojshme sipas jush këto apele?
Kukaj: SHBA është vend i institucioneve dhe udhëhiqet nga institucionet e jo nga dëshirat e liderëve. Droja është aktuale por realiteti është se shqiptarët amerikan kanë një vend të veçantë në SHBA!
AktivPress: Vitin e kaluar keni qenë i atakuar nga një sulmues i cili ka hyrë brenda në Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare, a mund të na thoni se cili ka qenë reagimi i komunitetit që jeton në Staten Island pas këtij sulmi?
Kukaj: Sulmi ndaj meje ishte rezultat i frymës se urrejtjes gjatë fushatës anti -islame që drejtohet nga disa qarqe në Perëndim, por edhe si rezultat i vrasjeve në Lindjen e Mesme! Unë e kuptoj shqetësimin e atyre që kanë ndaj myslimaneve dhe Islamit kur të kesh parasysh se çka po ndodhë në Lindjen e Mesme! Ideja e vrasjeve në një formë është e lidhur me imazhin e myslimanëve dhe fesë së tyre!!!
AktivPress: A është në vullnetin e amerikanëve që të ndërtojnë mure me besimtarët mysliman?
Kukaj: Qytetarët amerikan janë shprehur shumë përkrahës ndaj myslimanëve dhe e kanë vërtetuar këtë me protestat dhe tubimet në mbështetje të myslimaneve amerikan dhe fesë islame! Vetëdija e qytetareve amerikan është për çdo lëvdatë, dhe kjo e vërteton atë se ky vend nuk është rastësisht vendi që e udhëheq botën e civilizuar!
AktivPress: Ju jetoni qe një kohë të gjatë në SHBA dhe shpesh shiheni nëpër aktivitete të organizuara nga komunitetet hebraike e të krishtera, por tash, pas urdhrit të presidentit Trump, a druani se do të lëndohet raporti që e keni ndërtuar prej vitesh?
Kukaj: Aktivitetet ndërfetare janë një dukuri e shëndosh në shoqërinë amerikane. Rraste të tilla kanë nxitur dialogun dhe bashkëpunimin në mes komuniteteve ndërfetare në SHBA. /AktivPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë