LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet pa fitues derbi ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat (Video)

Mbyllet pa fitues derbi ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat (Video)

Liverpooli dhe Chelsea kanë luajtur baras (1-1) në kryendeshjen e javës së 23-të të Ligës Premier që u zhvillua në Anfield.

Gjysma e parë ishte frustuese për nikoqirët, të cilët përkundër se e kishin posedimin e topit, nuk ia dolën të shkaktonin probleme para portës së Courtois.

Nga ana tjetër, Blutë ishin mirë të organizuar dhe mjaft të qëndrueshëm në fazën mbrojtëse duke i bërë vendasit të parrezikshëm.


David Luiz i kaloi Blutë në epërsi

Për më shumë, vizitorët arritën të shënojnë. David Luiz u tregua dinak duke ekzekutuar një gjuajtje të lirë që u ndal në rrjet (25’). Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Në gjysmën e dytë, Firmino në njërën anë dhe Moses në anën tjetër patën rastet e tyre, sidoqoftë mungoi konkretizimi.

Duel mes Firminos dhe Hazardit

Dhe pa kaluar një orë lojë, erdhi goli i barazimit. Një top i harkuar në zonë shkoi në drejtim të Milner, i cili e ktheu për Georginio Wijnaldum dhe ai realizoi (58’).

Chelsea pati një rast të artë për ta rikthyer epërsinë, mirë Diego Costa dështoi ta mposhtte portierin Simon Mignolet (76’).

Wijnaldum e barazoi rezultatin

Chelsea vazhdon kryesimin në Ligën Premier me 56 pikë, nëntë më shumë se Tottenham Hotspur që luajti pa gola kundër Sunderlandit. Liverpooli është në vend të katërt me 46 pikë, dhjetë më pak se lideri.

Në xhiron e radhës, Blutë luajnë kundër Arsenalit, ndërsa Redsat kanë kundërshtar Hull Cityn. /Telegrafi/

https://twitter.com/emrebasoglu_/status/826527078094950400

https://twitter.com/Zlatan_79/status/826540000154116096

Në trend Sport

Më shumë
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Kalo në kategori