LAJMI I FUNDIT:

Belgjikë, alarm për pako të dyshimtë në aeroportin Anvers

Belgjikë, alarm për pako të dyshimtë në aeroportin Anvers

Evakuohet pjesërisht aeroporti Anvers-Deurne në Belgjikë për shkak të një pakoje të dyshimtë.

Shtypi belg ka njoftuar se policia ka konstatuar një pako të dyshimtë në pjesën e ngarkesave të aeroportit Anvers-Deurne, dhe se është kryer evakuim i pjesshëm me dyshimin për lëndë shpërthyese.

Në kuadër të masave të sigurisë në rajon janë dërguar njësitë e asgjësimit të lëndëve shpërthyese, raporton Anadolu Agency.


Ndër të tjera është njoftuar se një person i dyshuar është ndaluar nga policia.  Rikujtohet se aeroporti Zaventem dhe stacioni i metrosë Maelbeek në Bruksel kanë qenë nën objektivin e sulmeve terroriste më 22 mars, ku si pasojë humbën jetën 32 persona dhe u plagosën 270 të tjerë dhe se sulmet në fjalë ishin marrë përsipër nga organizata terroriste DEASH.

Ushtarët belgë gjatë gjithë ditës ende ruajnë në mënyrë të armatosur aeroportet, stacionet e metrove, institucionet e BE-së si dhe shumë pika dhe bulevarde kryesore.

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori