LAJMI I FUNDIT:

Tsipras: Duhet vullnet nga të dy palët për t’u zgjidhur çështja e emrit të Maqedonisë

Tsipras: Duhet vullnet nga të dy palët për t’u zgjidhur çështja e emrit të Maqedonisë

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, e ka vizituar Beogradin ku është pritur nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Tsipras ka folur edhe për Maqedoninë.

Në lidhje me çështjen e emrit, ai ka deklaruar se parakusht për tejkalimin e këtij kontesti rreth emrit është vullneti i të dy palëve për t’u gjetur një zgjidhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tsipras ka shtuar se dëshiron që të zgjidhet ky problem, por është e vështirë të gjendet një zgjidhje përderisa dikush insiston në qëndrime armiqësore dhe lëvizë drejt nacionalizmit që nuk është në përputhje me qëndrimet tona./Telegrafi/