Gjendja në burgjet e Maqedonisë vazhdon të jetë alarmante. Kushte minimale si, higjiena në vendet ku ushqehen, nevojtoret dhe deri te vendi i gjumit. Këto janë vetëm disa faktorë që ndikojnë në privimin e të të burgosurve për të qenë më të rehat në vendin ku ata vuajnë dënimin. Dhe jo vetëm kaq, nga ana e mediumeve u publikaun lajme se për një kohë të shkurtër, në burgun e Idrizovës vdiqën tre të burgosur si shkak i mos trajtimit të duhur. Telegrafi Maqedoni ka arritur të kontaktojë me disa të burgosur të Idrizovës dhe të Tetovës, të cilët kërkuan që të ruhet anonimiteti i tyre për shkak se u bëhet problem nga ana e gardianëve.
Në lidhje me këtë çështje Telegrafi ka kominikuar me mjekun e përgjithshmëm Liridon Disha dhe profesorët universitar dhe jurist si Besa Arifi dhe Bekim Kadriu, se çfarë detyrime ka shteti ndaj të burgosurve.
I burgosuri nga burgu i Idrizovës për Telegrafi Maqedoni thotë se kushtet janë katastrofale dhe sidomos tani në temperatura të ulëta mezi jemi ngrohur.
”Kushtet ku të burgosurit shqiptarë janë në këto burgje të këtij shteti të fëlliqur janë shumë të këqija. Ne si të burgosur shqiptarë nuk kemi as kushte për mjekim. Ilaçet dhe ushqimet na sjellin familjarët. Kemi kushte mizore, nënpunësit janë të korruptuar dhe kërkojnë ushqime nga ne. Tani në temperatura të ulëta nuk ka as nxemje. Nevojtoret nuk janë riparuar dhe frikësohem se mos infektohem nga papastërtia e madhe. Nuk e di çfarë të them, nuk bëhet më keq”, kështu ankohet i burgosuri në burgun e Idrizovës që kërkoi të mbetet anonim.
Profesori universitar, Bekim Kadriu, thotë se edhe pse personat e burgosur privohen nga liria ata kanë të drejtat e tyre.
‘Të burgosurit edhe pse ata supozohet se kanë kryer ndonjë vepër penale dhe janë të privuar nga liria me vendim gjyqësor, ata megjithatë kanë të drejtat e tyre. E drejta e parë është e drejta e jetës. Pra, ata nuk mund të privohen nga jeta duke qenë në burg. Liria tjetër, që është shumë e rëndësishme dhe fatkeqësisht shumë shpesh shkilet te të privuarit nga liria, është liria nga tortura. Nuk guxon të torturohet ose të sillen në një gjendje që do të ndikonte në një sjellje ç’njerëzore, degraduese dhe jo humane. Në këto raste, mund të ketë indicie, se ka shkelje të këtyre dy lirive, përkatësisht të të drejtave, liria nga tortura dhe e drejta e jetës, që rezulton me vdekjen e tyre. E drejta në jetë dhe liria nga tortura për shtetin krijojnë detyrime. Pra, shteti jo vetëm që duhet ta respektojë të drejtën e jetës dhe lirinë nga tortura, por duhet të merr masa dhe t’i mbrojë ato sepse ke persona që janë privuar nga liria që janë në gjendje të keqe shëndetësore. Obligimi i shtetit është të ofrojë ndihmë mjekësore. Mos ofrimi i ndihmës mjekësore që rezulton me vdekje, do të thotë përgjegjësi për shtetin për privim nga jeta. Keni persona që janë të varur nga droga, poashtu edhe ata kanë të drejta e tyre, duhet tu jepet terapi e caktuar, metadon dhe kështu me radhë. Pastaj kushtet nëpër burgje që është konstatuar se janë të mjerueshme. Kushtet mund të rezultojnë, për shembull, mund të ketë infektime, bakterie të ndryshme që mund të rezultojnë me vdekje, ku poashtu edhe kjo mund të jetë përgjegjësi e shtetit.”
”Tani në këto raste kur kemi vdekje të personave të burgosur, më e pakta që mund të bëhet është që të inicohet një hulumtim të pavarur apo një hetim të pavarur dhe të investigohet rezultatin se çfarë ka qenë privimi nga jeta. A bëhet fjalë për lëshim nga ana e shtetit dhe dikush duhet të përgjigjet për atë. Madje mund të ketë raste kur personi qëllimisht vritet duke qenë në burg. Çdo mos hetim, e bart përgjegjësinë te shteti për cenimin e së drejtës”, vlerëson profesori universitar.
Kadriu thotë se ka indicje për shkelje të konventave ndërkombëtare, mirëpo ai thotë se duhet të bëhet një hulumtim se cili ka qenë shkaku i vdekjes të një burgosuri të caktuar.
”Ka shumë konventa ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të burgosurit, personat e privuar nga liria. Është konventa evropiane, neni 3 dhe 2. Konventa kundër torturës, në suaza të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës. Ka minimum 4-5 konventa për këtë çështje. Por përsëri them, duhet të bëhet hetim a bëhet fjalë për vdekje natyrore, për shembull dikush mund të ketë sulm në zemër, apo është rezultat i mos kryerjes së detyrimeve nga ana e shtetit. Nuk do të kisha thënë se ka shkelje, por do të kisha thënë se indicje ka se mund të ketë shkelje.” përfundon profesori Kadriu.
Nga ana tjetër mjeku i përgjithshëm nga Tetova, Liridon Disha për Telegrafi Maqedoni shprehet se mbarëvajtja e sistemit shëndetësor nëpër burgje është e pamjaftueshme.
”Unë mendoj se përkujdesja e një mjeku për mbarëvajtjen e sistemit shëndetësor nëpër burgje është e pamjaftueshme. Në fakt për përkujdesjen ndaj të burgosueve nëpër burgje është e nevojshme të ketë sistem të mirëfilltë shëndetësor që gjithësesi se nuk do të vareshte drejtpërdrejtë nga puna dhe intelekti i një mjeku të vetëm. Për t’u arrit kjo, duhet te ekzistojë dëshira dhe insistimi i vazhdueshëm që të burgosurit të trajtohen pikë së pari si qenie njerëzore. Forma dhe rëndësia e dënimit të tyre aspak të mos ndikojë në krijimin e paragjykimeve në mendjen e mjekut. Të burgosurit duhet të trajtohen njëjtë si pacientë të rregullt që kërkojnë ndihmë nëpër spitale e klinika. Po të shihet në aspekt individual, mjeku jep betim që gjithmonë të jetë në shërbim të njerëzimit, bile edhe në kohë lufte të jetë i denjë dhe i gatshëm pa asnjë mëdyshje t’i mjekojë edhe të burgosurit e zënë rob (‘armikun’) njësoj sikurse ushtarët e vendit të cilit i takon. Unë jam i bindur se mjekët janë të vetëdijshëm për këtë dhe faji për vdekjen apo keqtrajtimin e të burgosurve në burgjet e Maqedonisë nuk u takon mjekëve, por mbi sistemin e korruptuar dhe jofunksional, jo vetëm në burgje, por në tërë sistemin shëndetësor në Maqedoni”, thotë mjeku Disha në lidhje me mbarëvajtjen shëndetësore të të burgosurve në Maqedoni.
Besa Arifi për Telegrafi Maqedoni thotë se Maqedonia nuk i ka përmbushur të drejtat e të burgosurve në bazë të atyre kritereve të cilat janë caktuar në konventat ndërkombëtare por edhe në ligjet vendase se çfarë të drejta duhet të kenë të burgosurit.
”Maqedonia ka qenë disa herë e kritikuar nga ana e organizatave jo-qeveritare të vendit, siç është Komiteti i Helsinkit, nga ana e insitucioneve shtetërore të vendit, siç është Avokati i Popullit si dhe nga organizatat ndërkombëtare që hulumtojnë të drejtat e të burgosurve e kështu me radhë. Në këtë drejtim Maqedonia është shumë prapa lidhur me realizimin e këtyre të drejtave dhe veçanërisht ka shumë dallim mënyra e trajtimit të të burgosurve në institucionet ku ata vuajnë dënimin, por më shqetësuese është për ata persona që gjenden në paraburgim. Maqedonia nuk i përmbush të drejtat e të burgosurve në bazë të atyre kritereve të cilat janë caktuar në konventat ndërkombëtare por edhe në ligjet vendase se çfarë të drejta duhet të kenë të burgosurit, çfarë kushtesh për jetesë që janë kushte minimale, si ato higjienike por edhe kushtet minimale njerëzore ku ata vuajnë paraburgimin apo edhe më pas dënimin me burg. Ka shumë për tu bërë dhe kërkohet investime nga ana e shtetit, por fatkeqësisht te ne e shohim se investimet bëhen në tjera drejtime dhe nuk bëhen në përmirësimin e kushteve të institucioneve shtetërore ku bëhet ri-socializimi i personave të burgosurve’, vlerëson Arifi.
Shoqëria civile në Maqedoni, Avokati i Popullit dhe OJQ-të për respektimin e të drejtave të njeriut disa herë kanë alarmuar për gjendjen e kushteve nëpër burgje. Para dy viteve të burgosurit në Maqedoni realizuan një grevë urive për kushtet e këqija në burgje por nuk rezultoi me ndonjë iniciativë konkrete nga ana e shtetit për përmirësimin e kushteve në vendet ku ata vuajnë dënimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje