LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Po i shërbeve vendit, këta të çojnë në burg, ose të vrasin

Limaj: Po i shërbeve vendit, këta të çojnë në burg, ose të vrasin

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limja, ka deklaruar se “në Kosovë duhet të jesh mashtrues për të ecur shpejt, por po i shërbeve vendit, ose të çojnë në burg, ose në Shtime, ose të vrasin”.

Ai këto komente i Limaj i bëri në Kuvendin Zgjedhor të degës së Nismës për Kosovën në Mitrovicë, ku tha se veriu vazhdon të mos qeveriset nga institucionet e Kosovës por nga Serbia e cila është edhe e organizuar në atë pjesë si asnjëherë më parë.

“Veriu as nuk administrohet, as nuk qeveriset, ku si asnjëherë më parë Serbia është prezentë, e organizuar. Njerëzit po largohen dhe çka bënë Prishtina, hesht. Këtu ndërtohet muri para syve, ata thonë se nëse ndërtohet do ta rrënojmë, ata thonë duhet ta rrënojnë qytetarët e Mitrovicës”, transmeton KP.


Sipas tij, në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë më vështirë për një njeri që dëshiron t’i shërbej vendit të vet, madje as në kohën e Rankoviqin.

“Kjo sepse në institucione nëntë punojnë mbrapsht e një mirë. Prandaj ne duhet të angazhohemi që nëntë të jenë në shërbim të vendit. Në këtë vend duhet të jesh laper e mashtrues për të ecur shpejt. Po i shërbeve vendit, këta ose të çojnë në burg, ose të çojnë në Shtime, ose të vrasin”, tha ai.

Ai ka folur edhe për kabinetin qeveritar.

“Ka ministra që kur të zgjohen në mëngjes, para se të shkoj në punë, dalin para pasqyrës dhe thotë: a thua njëmend jam ministër? Ee gruaja e tij i thotë: edhe unë po çuditem se nuk e di si të kanë marrë”, tha ai.

Limaj tha se 19 vjet pas luftës, kemi probleme me ekzistencën e shtetit tonë. Ai ka shtuar se gjenerata e re e ka për detyrë ta fus frymën e re të ndryshimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori