LAJMI I FUNDIT:

“Vazhdimi i koalicionit me OBRM-PDUKM-në do të ishte vetëvrasje për BDI-në” (Video)

“Vazhdimi i koalicionit me OBRM-PDUKM-në do të ishte vetëvrasje për BDI-në” (Video)

Nëse BDI-ja vazhdon bashkëqeverisjen me OBRM-PDUKM-në, kjo sipas njohësve të çështjeve politike në vend, është vetëvrasje politike për BDI-në. Sipas analistit Ismet Ramadani qytetarët nuk do ta mirëpritnin hyrjen e BDI-së sërish në qeveri me partnerin e deritanishëm pasi në këtë mënyrë do të thellohej kriza politike. Ramadani nuk përjashton mundësinë edhe të përshkallëzimit të situatës dhe rritjes së rezistencës opozitare dhe ndërkombëtare.

“Pa marr parasysh se për çfarë modalitete tash po kalkulohet, me vet faktin se edhe më tutje do të kemi bashkëqeverisje OBRM-PDUKM – BDI, percepcioni te qytetarët do të jetë negativ, bile mendoj se do rritet edhe reakcioni opozitar dhe më shumë, qoftë në masivitet qoftë në intensitet dhe destabilizoi do të vazhdoi”, deklaroi Ismet Ramadani për televizionin Alsat-M.

Edhe Andreja Stojkovski nga Qendra maqedonase për edukim evropian mendon se BDI gjendet para një vendimi shumë të rëndësishëm dhe se hyrja në koalicion me OBRM-PDUKM-në me ose pa Nikolla Gruevskin do të thotë thellim i krizës politike në vend.


Sipas Stojkovskit, shumica e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit votuan për përgjegjësi, ndryshime, për gjyqësor të pavarur, andaj vazhdimi i qeverisjes së BDI-së me OBRM-PDUKM-në është rruga drejt fundit të ekzistimit të BDI-së si parti politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori