LAJMI I FUNDIT:

BDI edhe sot mban mbledhje për të vendosur për koalicionin me Gruevskin

BDI edhe sot mban mbledhje për të vendosur për koalicionin me Gruevskin

Pas takimit të djeshëm të nënkryetarëve të BDI-së, takim në të cilin ishte prezent edhe Musa Xhaferi, edhe sot do të vazhdojnë takimet e kryesisë së BDI-së, për të vendosur në lidhje me Qeverinë e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti mbrëmë nuk arritën të sjellin vendim përfundimtar, ndërkohë njoftojnë se kjo parti sot do të mbajë mbledhje të Kryesisë Qendrore, me fillim nga ora 13:00.

Ndrysh, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, mbrëmë tha se ende po analizojnë koalicionimin e mundshëm me partinë e Gruevskit dhe shtoi se konsultimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/