LAJMI I FUNDIT:

Roli filmik ia ndryshoi qasjen ndaj seksit

Roli filmik ia ndryshoi qasjen ndaj seksit

“Bota e seksit sadomazhoik është vërtet e shkëlqyeshme, ndërsa unë nuk e kam ditur këtë para se të xhiroja filmin ‘50 Shades of Gray’.

Aktorja e popullarizuar amerikane Dakota Johnson kohë më parë kishte zbuluar se është ndier në siklet gjatë xhirimit të skenave të sekti në filmin “50 Shades of Gray, ndërsa tani në intervistën më të re ka folur se falë rolit të saj si Anastacia Still, e ka ndryshuar mendimin rreth atyre të cilët e preferojnë seksin sadomazhoik.

Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

“Bota e seksit sadomazhoik është vërtet e shkëlqyeshme, ndërsa unë nuk e kam ditur këtë para se të xhiroja filmin ‘50 Shades of Gray’. Nuk kam pasur përvoja të tilla, por kur një herë e provoni, e kuptoni se ekzistojnë gjëra të ndyta, por edhe argëtuese, siç janë lodrat elegante të seksit”, ka deklaruar Dakota.


Mirëpo, mendimin e saj rreth xhirimit të skenave të seksit me kolegun e saj Jamie Doran nuk e ka ndryshuar aspak. “Nuk më janë gërditur skenat e tilla, por jam e gatshme t’i përkushtohem rolit i cili është krejtësisht ndryshe nga natyra ime e vërtetë. Ka pasur momente kur jam penduar që kam pranuar rolin e Anastacia Still, por e kam kuptuar se pikërisht ky film më ka hapur rrugët për suksese tjera”, ka përfunduar aktorja. Mirëpo, ajo vetë kohë më parë e kishte pranuar se pikërisht ky rol kishte bërë që lidhja e saj e dashurisë të përfundonte, pasi i dashuri i saj ishte bërë xheloz. Dhe e kishte pranuar se kjo ndarje e kishte goditur shumë rëndë. /Zeri/Telegrafi/