LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë miratoi Propozim-protokollin për përparim social

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë miratoi Propozim-protokollin për përparim social

Në mbledhjen e sotme, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) e miratoi tekstin për Propozim protokollin për përparim social në Maqedoni, që është në drejtim të përparimit të dialogut social dhe përmirësimit të së drejtës së punëtorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSM-së, propozim-protokolli do të fokusohet posaçërisht në çështjen e rritjes së rrogës minimale, pastaj në çështjen e punësimit me orar të pacaktuar, që të mosjetë më i ulët se 30% e numrit të të punësuarve.

Parashihet edhe nevoja e uljes së periudhës së punësimit me kohë të caktuar, nga pesë, në tre, respektivisht në dy vite. Protokolli parasheh edhe përfitime plotësuese për sigurimin e më shumë materialeve të sigurisë së punëtorëve gjatë periudhës së papunësimit./Telegrafi/