Mjekët këshillojnë se: qumështi duhet të mbetet një ushqim shumë i rëndësishëm për beben edhe gjatë ushqyerjes me ushqime të ngurta, kjo pasi ai është në gjendje t’i ofrojë atij një sërë vlerash ushqyese.
Gjithashtu, momenti i gjidhënies është tepër i rëndësishëm edhe për shkak se e mban atë afër nënës, duke i dhënë organizmit të tij gjithë elementët e nevojshëm mbrojtës në këtë periudhë ndryshimesh.
Si ta kuptojmë kur është momenti i duhur për të filluar ushqimet e ngurta?
Momenti ideal për të filluar ushqimet është muaji i 6-të, por duke qënë se fëmijët janë të ndryshëm, disa pediatër, dhe gjithashtu edhe specialistët e prodhimit të ushqimeve “Plasmon”, theksojnë se në disa raste specifike, mjeku mund të këshillojë që ndërhyrja me ushqime të ngurta të bëhet pas muajit të 4-t, por asnjëherë më parë, dhe jo më pas se muaji i 6-të.
Megjithatë, kjo ndodh në disa raste të veçanta, dhe nuk është një nismë që nëna mund ta bëjë pa këshillën e mjekut pediatër. Zakonisht, këshillohet që ushqimet të fillohen në muajin e 6-të për shkak se stomaku do të jetë më i aftë të tresë ushqime të tjera përveç qumështit.
Disa truke…
Nuk bëhet fjalë për të “mashtruar fëmijën tuaj”, por për disa këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë në momentet e para të përgatitjes së ushqimit.
Ushqimi duhet të jetë i hollë në fillim dhe me kalimin e kohës duhet të trashet edhe më shumë, në mënyrë që fëmija të mësohet gradualisht me ndryshimin.
Provoni t’i jepni fëmijës në fillim drithëra (miell orizi) me qumësht, kjo pasi shija e këtij kremi do të jetë më e ngjashme me atë të qumështit që fëmija është mësuar të pijë që nga momenti i lindjes. Në momentin që ai do të jetë mësuar me kremin e qumështit, i ofroni atij frutat dhe më pas perimet në mënyrë që ta ketë më të lehtë të pranojë shijen e tyre edhe pse ajo do të jetë diçka e re për të.
Kur të ndodhë kjo duhet të jeni të sigurta se fëmija ka arritur të pranojë dhe ushqehet me ushqime që kanë trashësinë e duhur, shkruan Living.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare
Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Katër zakone të thjeshta mund të forcojnë çdo lidhje apo martesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian