Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, bazuar në ankesat e vazhdueshme të qytetarëve, ka inspektuar në zonën tek rruga B, ku është konstatuar se trotuari pranë një lokali afarist ka pësuar ndryshime për nevoja të lokalit, dhe është shndërruar në tarracë të lokalit. Në të njëjtën ditë i janë ndaluar punimet dhe i është lënë fletëthirrja palës për t’u paraqitur në Inspekcion.
Pala nuk e ka respektuar vendimin dhe thirrjen e inspektorit, dhe ka vazhduar punimet. Më 19 dhjetor 2016, është konstatuar edhe njëherë degradimi i gjendjes në atë pjesë, dhe tashmë ka filluar edhe vendosja e tendës statike pa leje përkatëse. Sërish i janë ndaluar punimet, dhe e njëjta situatë ka vazhduar edhe në inspektime të tjera të inspektorëve, më 21 dhe 22 dhjetor.
Më 27 dhjetor, i janë ndaluar punimet sërish, dhe pala ka marr urdhëresën për ta kthyer trotuarin në gjendjen e mëparshme. Së bashku me këtë vendim, i është lënë edhe fletë-thirrja e dytë me radhë. Për mosrespektim të vendimeve dhe urdhrave të inspektorëve kompetentë, pala ka marrë edhe gjobë mandatorë sipas rregulloreve në fuqi.
Sot, një muaj më pas, më 27 janar 2017, meqë pala nuk i ka ndërmarrë masat sipas vendimit të inspektorëve, Drejtoria e Inspekcionit ka nisur rrënimit e pjesës pa leje të këtij lokali, gjegjësisht tarracës. Për më tepër, përgjatë rrënimit, është konstatuar se pala ka vendosur 9 radiatorë pa pëlqim paraprak, të cilët i ka lidhur ilegalisht me sistemin e ngrohjes së Termokosit.
Drejtoria e Inspekcionit iu bën thirrje edhe njëherë të gjithë pronarëve të lokaleve afariste, si dhe të gjithë qytetarëve të Prishtinës, që të mos zhvillojnë punime ndërtimore pa leje përkatëse, për shkak se do të përballen me gjobat dhe masat tjera nga inspektorët kompetentë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët