LAJMI I FUNDIT:

Kosova së shpejti hap ambasadën e saj në Tajlandë

Kosova së shpejti hap ambasadën e saj në Tajlandë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përfunduar sot turneun diplomatik në Azi me vizitën dyditëshe në Mbretërinë e Tajlandës.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka bërë të ditur se së shpejti Kosova do të hapë ambasadën në Bangkok.


“Përfundova turneun diplomatik në Azi me vizitën dyditëshe në Mbretërinë e Tajlandës ku takova ministrin e Jashtëm, Don Pramudwinai, Kryetarin e Parlamentit, Pornpetch Wichitcholcha dhe drejtues të Odës Kombëtare të Tregtisë. Diskutuam për shume tema me rendësi, veçmas gatishmërinë e Tajlandës për të qenë një nga partnerët kryesor të Kosovës në këtë pjesë të botës. Së shpejti, do të hapim edhe ambasadën në Bangkok”, ka thënë Hoxhaj./Telegrafi/